fbpx

Mickoski u rizgjodh për kryetar të VMRO – DPMNE-së

VMRO – DPMNE sot në kongresin e 17-të të rregullt të partisë, e rizgjodhi Hristijan Mickoskin për kryetar. Ai ishte kandidati i vetëm për pozitën e liderit, ndërsa ka marrë mbështetjen e 489 delegatëve. Nga 493 delegatë të pranishën, kanë votuar 492 prej të cilëve 489 për Mickoskin. Ka pasur edhe tre fleta të pavlefshme, transmeton Portalb.mk.

Ai në fjalimin e tij porositi të gjithë organet partiake, aktivistët dhe simpatizantët që të përgatiten, pasi siç tha, i pret shumë punë dhe luftë që të arsyetohen pritjet e populli nga kjo parti.

“Populli ka shpresë se diçka do të ndryshojë, duhet të ndryshojë. Populli mendon se do të bëhet më mirë, duhet të bëhet më mirë dhe përfundimisht, populli dëshiron të sheh rezultat, opsion të cilit do t’i besojë, ne jemi ajo alternativë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jenë të bindur se mund të mbështeten te ne. Nuk guxojmë të zhgënjejmë, duhet të arrijmë sukses. Besoj se lufta jonë nuk është vetëm që të fitohen zgjedhjet, nuk është vetëm për parti apo individë, as për mua, sepse e marrim seriozisht detyrën që është para nesh. Jemi të vetëdijshëm për sfidat para nesh”, tha ai.

Në kongresin me moto “Gjeneratë e re për ardhmëri të re”, VMRO – DPMPNE paralajmëroi edhe doktrinë të re dhe freskim kadrovik. Mickoski e mori mandatin e parë presidencial në parti para katër viteve, më 23 dhjetor të vitit 2017.

Ai është doktor i shkencave teknike dhe profesor i Fakultetit të Makinerisë në Shkup. Ka qenë kryetar i bordit drejtues dhe drejtor gjeneral i SHA ELEM, ndërsa në raport me aktivitetet partiake ka kryer më shumë funksione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button