RMV, sindikatat protestuan që e diela të jetë ditë jopune

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot protestuan para Kuvendit dhe para Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për të shprehur pakënaqësinë nga mos votimi i ligjit që e diela të jetë ditë jo pune dhe kërkuan që paga minimale të jetë 60 përqind e pagës mesatare, ndërsa me atë edhe rritje spirale të të gjitha pagave të tjera, në pajtueshmëri me pagat kolektive, transmeton Portalb.mk.

LSM kërkon nga deputetët t’i miratojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune me të cilat e diela shpallet ditë për pushim, ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimale, nënshkrim të marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe marrëveshje të përgjithshme kolektive për sektorin privat nga fusha e ekonomisë.

Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski porositi deputetët se nuk mundet për herë të dytë të mos e votojnë ligjit që e diela të jetë ditë jo pune.

“92 përqind e punëtorëve sot duhej të pushonin, ndërsa tetë përqind të marrin mëditje me rritje minimale prej 50 përqind. Për këtë ju bëj thirrje menjëherë të hyjnë në karriget e deputetëve dhe të votojnë këtë ligj prej të cilit ne punëtorët do të kemi dobi të madhe”, theksoi Dimovski.

Ai tha se nga 30,000 punëtorë me pagë minimale, numri tash ka arritur në 110.000 dhe kërkoi të paguhet regres për të gjithë punëtorët.

Përderisa ka zgjatur protesta, Dimovski është takuar në Kuvend me deputetët. Pas takimit, ai tha se ka marrë premtim se e diela ditë jo pune do të votohet javën e ardhshëm dhe ligji do të hyj në fuqi nga 1 janari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button