Mickoski në kongresin e VMRO – DPMNE-së: Në opozitë do të jemi edhe shkurt kohë

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi kthim të VMRO – DPMNE-së në pushtet dhe kërkoi sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare, në kongresin e sotëm partiak në të cilin është kandidati i vetëm, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, katër vitet e kaluara, aq sa ai ka udhëhequr partinë kanë qenë periudhë e reformave dhe e transformimit.

“Sot, pas katër vitesh, VMRO-DPMNE është sërish në rrugën e fitores. VMRO-DPMNE është partia më e madhe politike në Maqedoni, VMRO-DPMNE ka grupin më të madh parlamentar në Kuvend, numrin më të madh të kryetarëve të komunave në komuna, numrin më të madh të këshilltarëve. Por, fatkeqësisht, për shkak të mungesës së kulturës politike që mbretëron në Maqedoni, edhe pas katër vitesh që LSDM është në pushtet, edhe për një kohë të shkurtër do të jemi në opozitë. Prandaj, insistojmë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, sepse populli duhet të përfaqësohet sipas asaj që ka votuar dhe populli në zgjedhjet e fundit lokale ka votuar për VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button