Osmani nesër do të udhëtojë në Londër, do të takohet me Tras, Peach, Escobar dhe Lajçak

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Liz Tras do të merrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm nga Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Londër, transmeton Portalb.mk.

“Në takim si mysafirë special janë të ftuar, Stewart, Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Gabriel Eskobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësues i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Në agjendën e Osmanit janë paraparë takime të ndara me Liz Tras, Gabriel Eskobar, Stjuar Piç dhe Miroslav Lajçak, ndërkaq do të takohet edhe me Martin Vikers, deputet i posaçëm për tregtinë me Ballkanin Perëndimor i Kryeministrit Boris Xhonsin”, njoftuan nga MPJ.

Tema kryesore e diskutimit do të jetë Ballkani Perëndimor në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe integrimit rajonal, mundësitë për rritjen e bashkëpunimit tregtar, perspektiva euroatlantike, luftimi i pandemisë, sfidat rajonale të sigurisë, duke përfshirë perspektivat për tejkalimin e çështjeve të hapura në frymën e fqinjësisë së mirë, në drejtim të arritjes së një rajoni prosperues, demokratik dhe stabil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button