fbpx

Kompania Meta lançoi platformën e vet sociale në realitet virtual

Kopmania Meta lançoi hapësirën e realitetit virtual social quajtur Horizon Worlds, pas një viti testime. Është lançimi i parë madhor që kur Facebook u ribrendua në Meta dhe zbuloi planet për krijimin e metaverse ose një bote digjitale të ndërlidhur, transmeton PC World.al.

Me këtë aplikacion përdoruesit mund të ndërtojnë mini lojërat e tyre mbështetur në lojën bazë të Meta që është e ngjashme me Roblox. Megjithatë për krijuesit nuk ekziston një mënyrë sesi të bëjnë para nga botët e tyre virtuale. Në vend të kësaj incentive, Meta ka krijuar fondin e krijuesve me vlerë prej 10 milionë dollarësh për të shpërblyer krijuesit që fitojnë konkurset.

Në Roblox krijuesit mund të shesin lojërat e tyre në këmbim të monedhës së aplikacionit. Por Horizon Worlds është falas për tu luajtur për ata që kanë një pajisje Oculus Quest 2 shitur nga Meta.

Kushdo mbi 18 vjeç mund të krijojë avatarë dhe të nisin aventurën e tyre. Mjetet krijuese janë të integruara në lojën e realitetit virtual në mënyrë që lojtarët ti aksesojnë ato direkt pa shkarkime apo hapa ekstra.

Lojtarët mund të fluturojnë në botën e tyre dhe të vendosin sende si pemë apo forma duke krijuar një ambient të përshtatur virtual. Më pas ata mund të përdorin skripte që ndikojnë botën përreth apo të përcaktojnë rregullat e lojës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button