Basha: Me 18 dhjetor do lëmë pas mbeturinat e komunizmit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngarkuar sekretarin ekzekutiv të partisë që të çuar para përgjegjësisë të gjithë ata që falsifikuan dhe shpërdoruan simbolet e PD-së. Basha ka kujtuar edhe një herë se demokratët do të mblidhen në të vetmin Kuvend të vërtetë, atë të 18 dhjetorit ku do të diskutojnë dhe marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre, shkruan Top Channel.

Kryedemokrati e përmbylli fjalën e tij duke thënë se në 18 dhjetor PD do të lerë pas edhe mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit dhe do të shohë drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat dhe shqiptar.

“Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe  shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike. Sigurojmë cdo demokrat se të gjitha institucionet e Partisë Demokratike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive dhe në shërbim demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Demokratët do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë më datën 18 dhjetor, ku do te diskutojne dhe marrin vendimet të rëndësishme për të ardhmen e tyre, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës. Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të lërë pas pjesët e hidhura të së  shkuarës së saj, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton cdo demokrat dhe shqiptar.” tha Lulzim Basha.

Në stadiumin “Air Albania” të Tiranës me 22,500 vende pati një përballje të vështirë të shtunën, por jo një ndeshje futbolli. Në vend të kësaj, një ish-president dhe ish-kryeministër 77-vjeçar me shumë gjasa sipas tij arriti të marrë “kontrollin” e partisë që ai themeloi në vitin 1991 nga pasardhësi i tij 47-vjeçar.

Ngjarja e së shtunës dhe një kongres rival një javë më vonë – shënon kulmin e një lufte të shëmtuar tre mujore mbi lidershipin e Partisë Demokratike të opozitës.

Kuvendi shkarkoi me votim të fshehtë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me propozimin e 7 deputetëve dhe 15 për qind të delegatëve. Ai u shkarkua për thyerje të rënda të statutit dhe dëmtim të interesave politike dhe elektorale të saj. Por, jo vetëm. Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, i mbledhur nga njëra palë ka shkarkuar gjithë kupolën drejtuese të partisë dhe ka zhveshur nga funksionet edhe Kryesinë e saj me argumentin se nuk janë zgjedhur në konform statutit.

Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës do të kalojë për votim në bazë në datën 18 dhjetor, ditën kur Basha mban Kuvendin Kombëtar.

Me ndryshimet në statut, servirur vetëm të shtunën delegatëve, Kuvendi ka shfuqizuar edhe vendimin e Lulzim Bashës për të pezulluar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button