RMV, MPB në aksion, mbylli gjashtë klube nate dhe shumë parregullsi të tjera

Më datë 11.12.2021 rreth orës 01:00 në aksion të përbashkët të koordinuar të Byrosë për siguri publike – Departamenti i Policisë Kriminale, SPB Shkup – Njësiti policor për intervenim, inspektorët e delikuencës për të mitur, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, është kryer kontroll aksion në disa objekte (disko dhe klube nate) për të cilat kishte informacione se kishte parregullsi në funksionimin e tyre, si moslëshimi i faturave fiskale, moslejimi i personave pa certifikatë vaksinimi, mosrespektimi i protokolleve për ballafaqim me Covid-19, prania e të miturve në ambiente, mungesa e licencave për personelin e sigurisë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga kontrolli  u konstatua:

Në një objekt hotelerik në rrugën “Jordan Mijallkov” gjatë kontrollit nga ana e DAP-it është konstatuar moslëshim i faturave fiskale. Nga ana e Njësitit për polici intervenuese janë arrestuar pesë persona pa letërnjoftime, janë gjetur dy persona që kanë poseduar certifikatë të vaksinimit dhe 15 persona që nuk kanë poseduar certifikatë të vaksinimit, pas çfarë nga na e ISHT-së është përpiluar shkresë për personat e kapur në objekt pa certifikatë të vaksinimit për çfarë do të lëshohen edhe shkresa kundërvajtëse, kurse objekti do të mbyllet përkohësisht.

Në një objekt hotelerik te Stacioni Hekurudhor i ri, gjatë kryerjes së kontrollit, është konstatuar se 9 persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim, është kapur fëmijë. Nga ana e DAP-it është konstatuar parregullsi në qarkullimin ditor për çfarë do të shqiptohet gjobë. Nga ana e IShT-së është konstatuar se në objekt nuk respektohen ligji për duhanpirje, moszbatim të protokolleve shëndetësore, janë kapur persona pa certifikatë, pas çfarë nga IShT-ja do të shqiptohen gjoba për shkeljet e konstatuara, kurse objekti është mbyllur përkohësisht.

Në një objekt hotelerik në rrugën “Anastas Mitrev” gjatë kryerjes së kontrollit nga ana e DAP-it është konstatuar parregullsi në evidentimin e pagesës, siç është moslëshimi i faturave fiskale. Nga ana e pjesëtarëve të MPB-së është konstatuar se gjashtë persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim, si dhe tre persona nga sigurimi kanë qenë pa licencë përkatëse për punë, pas çfarë nga ana e IShT-së është dorëzuar edhe procesverbal për personat e kapur në objekt pa certifikatë të vaksinimit për të cilët do të shqiptohet gjobë, kurse objekti është mbyllur përkohësisht.

Në një objekt hotelerik në rrugën “8 Shtatori”, gjatë kontrollit të kryer nga ana e DAP-it, është konstatuar qarkullim ditor i paevidentuar, gjegjësisht moslëshim të faturave fiskale, kurse nga policët është vërtetuar se dy persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim, nga ana e IShT-së është përpiluar procesverbal pas çfarë do të shqiptohen edhe gjoba, kurse objekti është mbyllur përkohësisht.

Në një objekt hotelerik në rrugën “Shën Klimenti i Ohrit” gjatë kontrollit të kryer nga DAP-i është konstatuar dallim në qarkullimin ditor, përkatësisht moslëshim të faturave fiskale. Nga ana e policisë është konstatuar se 10 persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim dhe prani të fëmijëve, pas çfarë nga IShT është përpiluar procesverbal për mosrepektim të masave dhe do të shqiptohen gjoba, kurse objekti është mbyllur përkohësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button