Kosovë, u arrestuan tre persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Peje, Agim Kurmehaj, ka konfirmuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur para disa ditësh në Gllogjan, transmeton Klan Kosova.

“Pas ndodhisë kemi filluar hetimet intensive së bashku dhe me ndihmën e Prokurorit të Shteti dhe nëjsive relevanete policore dhe pas punës intensive, me vendimin e prokurores së çështjes janë arrestuar tre persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë.” tha Agim Kurmehaj.

Ai tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japin detaje dhe po për këtë arsye s’do të pranojnë pyetje nga gazetarët.

“Prokurorja ka caktuar dhe lëshuar vendimin për 48 orë ndalim dhe është në përgatitje për dorëzimin e kërkesës për masën në procedurë penale. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit, s’mund të japim informata të tjera që do ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ne zotohemi se edhe pas arrestimit të tyre, do të vazhdojmë me intensitet ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për ndriçimin e këtij rasti.” shtoi Agim Kurmehaj.

Tre persona vdiqën nga gjuajtjet me armë zjarri drejt një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të komunës së Deçanit në mbrëmjen e 26 nëntorit, mes të cilëve dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button