RMV, u hoq ndalimi i qarkullimit në disa rrugë

U hoq ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda në rrugën Manastir – Resnjë përmes kalimit malor Gjavato, njofton AMSM, transmeton Portalb.mk.

E hapur për qarkullim është edhe rruga rajonale Dibër-Mavrovë.

Gjithashtu është hequr ndalesa në rrugën Strugë – Qafë Thanë dhe është normalizuar qarkullimi.

Në ora 15:25 u hoq ndalimi i qarkullimit të mjeteve të rënda në qafën malore të Strazhës, dhe më pas është hapur për qarkullim rruga Kërçovë – Ohër, në qafën malore Presekë.

Ndalimet janë vendosur për shkak të reshjeve të borës në disa vende të vendit.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe kujdes të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button