Talat Xhaferi takoi homologen e Shqipërisë, Lindita Nikollën

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, me ç’rast, sipas agjendës së parashikuar, u takua me homologen e vet, respektivisht, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, transmeton Portalb.mk.

Ky është takimi i dytë bilateral i dy kryetarëve, pas atij në Athinë.

“Fakti që jemi dy shtete fqinje që janë në rrugëtimin e njëjtë të procesit të eurointegrimeve, por edhe në pritjen e njëjtë të fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, që do të shënojë edhe fillimin formal të hapjes së negociatave për anëtarësimin e plotfuqishëm në familjen evropiane, është edhe një motiv dhe nxitës i fuqishëm për dinamizimin dhe përforcimin e bashkëpunimit edhe më të ngushtë mes nesh.” citohet në njoftimin e Kuvendit.

Më tej thuhet se dy bashkëbiseduesit konstatuan bashkërisht se kemi shumë çka të mësojmë prej njëri tjetrit dhe kemi shumë çka të ndajmë si përvojë prej njëri tjetrit si vende dhe institucione.

“Spektri i bashkëpunimit është i gjerë, duke nisur prej atij ndër-parlamentar, në nivelin e kryetarëve, trupave punues dhe Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit, por edhe në nivelin ndër-qeveritar, kulturor, arsimor, shëndetësor dhe atij më tërheqësit për qytetarët e të dy vendeve, gjegjësisht, bashkëpunimit turistik. Natyrisht, ndërlidhja e mirë infrastrukturore është imperativ për zhvillimin e përshpejtuar të këtij bashkëpunimi  dhe lidhjet e fuqishme kombëtare janë gjithsesi ura më e mirë e lehtësimit të këtij bashkëpunimi.” thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button