Ballkani vullkanik

Zhvillimet në Bosnje e Hercegovinë ku Millorad Dodik është piuni kryesore i Rusisë të cilen kreu rus Vlladimir Putin e përdor për ta destabilizuar Ballkanin.

Kur flitet pse amerikanet e takojnë Dodikun kjo është e lidhur me marrëveshjen e vitit 1995 ne Dejton ku Bosnja dhe Hercegovina u nda në 10 kantone me tri etnitete dhe rotacionit nga këto tri etnitete Boshnjakë, Serb dhe Kroat, dhe ne rotacionin e presidencës së republikës Bosnjë Hercegovinës është pjesë ky Dodiku dhe amerikanet kurrë nuk e takojnë këtë kreun e republikës serbe as ne Mostar e as ne Banjalluk   dhe as nuk ftohet ky Dodiku ne amerikë e vendet e Evropës por në takimet ne Sarajevë ku duhet takuar treshja presidencialë e Bosnjës e takojnë si përfaqsues të treshes se përbër nga tri etnitete në federatën Boshnjake.

 Zhvillimet në Kosovë

Sanksionimi për udhëheqësit e bandave serbe  më me ndikim ne pjesen veriore Kosovës siç janë Zvonko Veselinoviqi dhe Radojqiqi të cilët edhe këta janë të nivelit të Dodikut ku të gjitha organizimet për të shkatërruar rregull në Republikën e Kosovës këta janë organizatoret kryesor te cilët i financon Vuçiqi për ta mbajtur pjesë veriore të destabilizuar me sanksionimin e krerëve të bandës do të ju shkëputet kabllot kryesore furnizuese për qëndruar në këmbe banditët e kriminelet te tregtisë së pist dhe ajo çka është kryesore do të ju shkëputet kabllo e qëndrueshmërisë dhe ekzistimit të Listës Serbe ku më anë të përqafuesve të Listës Serbe bllokojnë çdo gjë që është ne dobi të republikës se Kosovës dhe gjithë financimi dhe dirigjimi i Vuçiqit për Listën Serpska kalon nga këta dy udhëheqës të bandave kriminale që veprojnë që dy dekada.

Zhvillimet në Serbi 

Edhe në Serbi tani më kanë shpërthyer demonstratat ku çdo jave dhe çdo ditë do të marrin jehon te madhe tani kanë arritur ne 70 qytete më mëdha te grumbullohen qytetaret serbe si te pakënaqur më qeverinë e Vuçiqit nuk është problemi i ligjit të ambientit apo shfrytëzimi i mineraleve por tani protesta masive do të këtë shumë më shumë nga qytetaret e Serbisë qytetarët dëshirojnë te ecin para kah zhvillimi e jo nga mjerimi ecja nga zhvillimi do të thotë kah perëndimi e jo nga lindja nga Rusia e Kina.

Hapja e disa fabrikave Kineze ku punëtoret janë krejt aziatik dhe nuk kanë asnjë dobi për qytetarët e Serbisë dhe blerja dhe marrja me kredi armatim te panevojshme nga Rusia ka bërë që të rritet uria më madhe dhe kaplimi i mjerimit për mbi 67% të qytetarëve të republikës së Serbisë.

Qytetaret serb po kërkojnë që Vuçiqi te zbres nga qerrja e Rusisë se Putinit dhe të orientohet nga qerrja zhvillimit.

Zhvillimet në Shqipëri

Vizita e diplomatit amerikan P.Eskobar i cili vizitoj Shqipërinë dhe zhvillimet ne Partin Demokratike të Shqipërisë ftesa e amerikanëve për Lulzim Bashën do të jetë vetëm si frazë pasi që Lulzim Basha nuk do të jetë më ne krye të Demokratëve dhe në anën tjetër rikthimi i Sali Berishës si kreu i PD do të shkakton problem ne marrëdhënie mes Amerikanëve dhe partisë opozitare Shqipërisë.

Shpallja e Sali Berishës si person i padëshirueshëm për amerikanet ku tha vet z.Eskobar se një zgjedhje e një personi i cili i ka dyert e mbylluraa si ne Amerikë e vendet e Evropës nuk do ti bënë mirë demokracisë dhe vet Shqipërisë.

Ne vazhdën e zhvillimit dhe trazimit politikë te grupeve do të ketë edhe në republikën e Malit të Zi.

Zhvillime politike dhe asgjësim të grupeve reaksionare serbe do të ketë edhe në Malin e Zi dhe duke i izoluar grupet reaksionare serbe të cilët kanë një ndikim të madhe në politiken aktuale në Mal të zi dhe më gjasë sanksionimet  e grupeve te bandave nga amerikanet dhe zhvillimet e fundit ne Bosnje dhe Hercegovinë, situata e paqëndrueshme ne Serbi eliminimi grupeve bandave ne Kosovë dhe situata ne Shqipëri lidhur me zhvillimet e fundit në partin opozitare te PD dhe grupet reaksionare ne Mal të zi në këtë të fundit do të ketë ndryshme ne qeveri, gjithë këto zhvillime në Malin e Zi do të rezultojnë më rënien e qeverisë së Krivokapiqit dhe do të ketë koalicione te reja ku Driton Abazoviqi nga pozita e zv-kryeministër do të ngritët ne Kryeministër kjo pritet të ndodh në fillim jave që do të hymë 13 dhe 14 dhjetor ne koalicion do te hyn partia social demokrate DPS e Milo Gjukanoviqit dhe me votat e partisë se presidentit malazez Abazoviq do të ngritët ne pozitën e Kryeministrit të Malit të Zi.

Këto ishin disa nga zhvillimet që ndodhen ne kohen e fundit dhe që priten të ndodhin në këto “vende të Ballkanit vullkanik” zhvillime e trazime prishje të çerdheve dhe zhvillime rëndësishme politike do të ketë edhe në vitin 2022!

Shkruan: Albert Ramadani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button