Kur u nis për në vend të huaj…

“Kur u nis për në vend të huaj, në shtëpi e la zemrën e vet dashurisë; kurse me vete i morri kujtimet. Ëndrrat i sheh gjithmonë në vendlindje.”

Derisa për njeriun sekondat janë jetë, për historinë shekujt janë sekonda…njeriu duhet të vete në gjurmë pas vetvetes, duke e vërtetuar vetveten me gjurmët e veta, pa marrë parasysh se dikush përpiqet t’i fshijë ato. Për këtë Kamandi thotë:” kush e kërkon zotin, nuk do ta gjejë; kush e kërkon veten, zoti do ta gjejë”-shkruan Abdylaziz Islami, ky tregimtar, e mik i fëmijëve, dramaturg, poet e romansier, gazetar e redaktor i revistave kulturore, i fshatit Gajre, në rrëzë të malit Sharr, aty mbi qytetin të quajtur me emrin e dikurshëm, Oeneum, e sot Tetovë, shkrimtar i krijimeve letrare, një mësues i madh i një opusi të larmishëm e të gjerë veprash, që secili prej nesh, cilido vepër t’i lexohet ,aq mësime për kaluarën dhe të tashmen i merr.

Vet titulli “Të treturit nga Projona” është simbol i plagës më të rëndë që është brenda popullit tonë- kurbetin

Mërgimi, ikja, shkuarja e shumë shkaqe të tjera që e bënë shqiptarin tonë, ta shohim nëpër shtete të jashtme, janë gjithnjë të mbuluara me histori të dhimbshme e të përvuajtur, dëshira dhe etja për atdhe, ujin dhe tokën e tij.

Krye personazhi i romanit, Beqir Hasani, i njohur në Gjermani me emrin Bert Ahsen, është një i tretur jashtë vendlindjes së tij, një e ri të cilin erërat e Luftës së Dytë Botërore do ta shpien rob në duart e nazifashistëve që si rob do ta hedhin prej kampi në kamp, ku do të mundohet për mbijetesë, e pastaj sërish i zënë rob prej anglezëve….ku amnistohet, e ashtu i turbulluar nga të zitë që i hoqi, vendoset në qytetin Shpigel të Gjermanisë, duke kërkuar punë e…kur do të gjejë, martohet, dy herë ku i vdesin gratë dhe me gruan e tretë Margaretën, që ka edhe ajo një histori të rëndë, mundohet të qetësohet, tani më në moshë të thyer, duke menduar kthimin në atdhe, por edhe frikën nga harresa, nga pritja e bashkëfshatarëve të vet, dhe familjarëve.

Ai pas 38 vitesh e viziton Projonën , dhe shkon në fshatin e vet Kodrishtë, ku e shohim të mirëpritet krahëhapur si nga familja po ashtu nga fshatarët e vet. Ai atje kërkon të gjejnë një shkrimtar, që do t’ia dokumentonte tërë jetën e tij të kaluar jashtë, brengat që s’mundej t’i ndante në tërësi me të shoqen Margaretën ,se kudo që të jetë njeriu, kudo që të vejë, përsëri balta, kasollja, njeriu dhe gjuha e nënës , e sjellin aty ku ka lindë.

Abdylazi jonë gjendet aty, por nuk tregon…e dëgjon me vëmendje, ia merr fletoren me shënime të një djaloshi tjetër kurbetçi prej Kaçanikut, student që kishte lënë 10 gojë të uritur, që punonte dhe arkivonte me shokë monumente dhe artefakte që i gjenin e që i përkisnin historisë ilire, e ngjarje të tjera… kështu e shkruan historinë e të treturve të Projonës.

Beqiri tregon për bashkëshorten e tij Margaretën, për shokun e tij Albertin shqiptar dhe bashëshorten e tij Bjondinën, për të birin e tyre me kulturë të gjerë, për baballëkun e vet profesor Feliksin që e çmonte shumë pastaj për të riun Ilirin nga Projona, për fqiun e tij Hans Adamin që kur do ta ftojë në shtëpi, kuptoi se ishte shoku i tij i luftës dhe i vendit, Hamza Ademi nga fshati Legjina e Projanës…kështu deri në fund. Ai kthehet, shoku i tij Hamza kishte ndërruar jetë, ishte i varrosur.

Trishtoi. Vendosi që përherë të kthehet në vendlindjen e tij…e familjarët i blenë një shtëpi aty në rrëzë të malit Sharr , në Tetovë, dhe ai me të shoqen, nipin, dhe mbesën , jetimë të mbetur, u vendosën aty ku i thërriste toka ëmë , aty ku i tingëllonte zëri i nënës: “Ti biro në këtë vatër të parëve tanë, jeto i varfër por i mençur”. Ishte vonë por…i thotë vetes: ti po ndjen hënësimin e autoritetit tënd, po i kthehesh Projonës.

Sikur ta kishe bërë këtë shumë më herët do të ndjesh patjetër edhe hënëzimin e të afërmve të tu, që tani nuk i ke Autori na porositë: Qëndresa të nxjerr në dritë, por duke rezistuar, sepse edhe durimi me qëndresë e forcon vullnetin, për t’ i përballuar pengesat. Më mirë në vatër i varfër, se sa jashtë i pasur e pa identitet!

Abdylazis Islami, ky mësues, redaktor revistash kulturore, gazetar, tregimtar, dramaturg, poet e romansier, i PROJONËS( Tetovës…) në tërësi, atdhetar i cili Atdheun e sheh si: jetë dhe varr, dashuri e urrejtje, si hapësirën qiellore e tokësore që e ka njeriu mbi kokë e nën këmbë…atdheu për të është këngë dhe vaj, zemra dhe shpirti i njeriut. Ky pra është Abdylazis Islami!

Shkruan: Merita Abazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button