Shkencëtarët zbuluan një planet 10 herë më të madh se Jupiteri (VIDEO)

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet 10 herë më të madh se Jupiteri, që rrotullohet rreth një çift yjesh në një sistem tjetër diellor. Hulumtimi i botuar të mërkurën në revistën Nature, tregon për zbulimin e një planeti të quajtur b Centauri (AB)b ose b Centauri b. Planeti u kap nga një teleskop i shumë madh i observatorit Jugor Evropian në Kili, shkruan USA Today, transmeton Portalb.

Planeti është 10 herë më i madh se Jupiteri dhe një nga planetët më masivë të gjetur ndonjëherë. Gjithashtu, planeti orbiton rreth “b Centauri” që është një sistem me dy yje që ka të paktën gjashtë herë masën e Diellit dhe është 325 vite të dritës larg nga Toka.

Sipas një deklarate nga Observatori, kjo e bën atë sistemin më masiv rreth të cilit është konfirmuar një planet. Ata gjithashtu deklaruan që deri më tani, asnjë planet nuk ishte parë rreth një ylli të jetë tre herë më i madh se Dielli.

Markus Janson, profesor i astronomisë në Universitetin e Stokholmit dhe një bashkëautor i hulumtimit të rishikuar nga kolegët, i tha USA TODAY se “në një moment, ndërsa rritet masa e yllit, ai gjithashtu bëhet shumë më i nxehtë dhe kjo do të thotë se ai lëshon shumë më tepër rrezatim dhe energji shumë të lartë.”

“Masa e madhe dhe nxehtësia nga ky lloj ylli kanë një ndikim të fortë në gazin përreth, i cili duhet të funksionojë kundër formimit të planetit. Dhe përpara zbulimit të këtij planeti, disa shkencëtarë besonin se planetet nuk mund të ekzistonin pranë yjeve e sidomos aq masive dhe të nxehtë”. tha observatori.

B Centauri b u pa duke rrotulluar sistemin yjor në një distancë 100 herë më të madhe se sa Jupiteri rreth diellit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button