Përfundoi gazifikimi në Spitalin e Kumanovës

Ka përfunduar gazifikimi i Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë. Drejtori i NP “Kumanovo-Gas” Nikolla Denkovski njoftoi se është duke u bërë provë e sistemit, pas së cilës edhe zyrtarisht do të fillojë ngrohja e gazit natyror. Spitali i Përgjithshëm në vitet e kaluara është vënë në dukje si ndotësi më i madh i ajrit në Kumanovë, sepse për ngrohje ka përdorur naftë dhe mazut, transmeton SDK.

“Ka përfunduar plotësisht projekti për ndërtimin e rrjetit tërësisht të ri të shpërndarjes së gazit, kazanit të ri të gazit, instalimin e pajisjeve të gazit dhe ndërtimin e një seksioni kyçës të rrjetit të shpërndarjes së gazit. Janë duke u zhvilluar prova në të cilën do të bëhen të gjitha rregullimet dhe intervenimet përfundimtare, pas së cilës zyrtarisht Spitali i Përgjithshëm do të ngrohet tërësisht me gaz natyror.” tha Denkovski.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet për vendosjen e sistemit të ngrohjes me gaz në spital.

“Gazifikimi i Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë ka përfunduar, ky institucion shëndetësor do të ngrohet plotësisht me gaz natyror. “Për më pak se dy vjet, ky është gazifikimi i dytë i një institucioni publik shëndetësor.” tha Filipçe.

Filipçe shtoi se në 28 objekte të sektorit të shëndetësisë janë duke u zhvilluar projekte për efiçiencë energjetike.

“Spitali shpenzon rreth 50 mijë euro në vit për ngrohje, pasi shtrihet në një sipërfaqe prej 4500 metrash katrorë në disa objekte, kështu që investimi do të kthehet në një kohë të shkurtër.” thanë zyrtarët e spitalit.

Për shkak të problemeve të sistemit të vjetër, një pjesë e madhe e energjisë termike mbetet e pashfrytëzuar, kështu që dhomat ngrohen me ngrohje ose kondicioner, gjë që krijon kosto shtesë për energjinë elektrike. Pothuajse çdo dimër pacientët ankohen për radiatorët e ftohtë dhe autoritetet thonë se ngrohja funksionon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button