RMV, reshjet e borës ndaluan lëvizjen e automjeteve të rrënda

Për shkak të reshjeve të borës gjatë ditës së sotme në disa vende të vendit është vendosur ndalimi i qarkullimit të mjeteve të rënda.

Në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë, si dhe në drejtimin kryesor Kërçovë-Presekë-Ohër është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda.

Ndalimi vlen edhe për lëvizjen e mjeteve të rënda, kamionëve dhe autobusëve në rrugën Tetovë-Kodër e Diellit. Gjithashtu edhe në pjesën rrugore Mavrovë-Zhirovnicë, si dhe në kalimin malor Gjavato dhe autostradën A2 Strugë – Qafë Thanë.

Për llojet e tjera të automjeteve, përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm.

Bora më e madhe ka rënë në Kodrën e Diellit, ku sot në mëngjes deri në orën shtatë lartësia e mbulesës së borës është 85 centimetra, ndërsa në Mavrovë dhe Lazaropole 26 centimetra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button