Radev ia dorëzoi mandatin Petkovit për përbërjen e qeverisë së re bullgare

Presidenti bullgar Rumen Radev ja dorrëzoi mandatin për të formuar qeverinë Kiril Petkovit, bashkëkryetar i partisë “Ndryshimi vazhdon” që fitoi zgjedhjet e 14 nëntorit . Në dorëzim, përveç mandatarit për kryeministër, morën pjesë edhe bashkëkryetari Asen Vasilev, kandidatja për zëvendëskryeministre Kalina Konstantinova dhe kryetari i grupit parlamentar Andrej Gjurov, transmeton 360 Shkallë.

“Ju keni përgjegjësinë për reformat, për t’u marrë me korrupsionin dhe paligjshmërinë, për të larguar lojërat në prapaskenë nga vendi. Nëse nuk bëni ndryshime të rëndësishme në 100 ditët e para, nuk ka asnjë mënyrë që koalicioni të fitojë betejën për legjitimitet në Bullgari.” tha Radev.

Ai shprehi shpresën se qeveria e koalicionit do të dëgjojë zërin e njerëzve që duan sundimin e ligjit.

“Luftimi i varfërisë dhe mbrojtja e interesave kombëtare të Bullgarisë janë detyrat e tjera kryesore.” shtoi Radev.

Kryeministri i emëruar Petkov tha se shpresonte që të hënën të zgjidhej një qeveri e rregullt.

“Është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua që t’jua marr këtë dosje. Duke ardhur këtu, një qytetar më tha – na bëre të besojmë përsëri. Ne e marrim për zemër këtë përgjegjësi. Është koha që pas 32 vjetësh, populli bullgar të ndjejë se qeveria kujdeset për të. Është koha që gjyshërit, nënat dhe baballarët tanë ta shohin Bullgarinë si një vend ku mund të kenë një pleqëri të mirë, një pension dinjitoz. Dua t’ju siguroj se do të bëjmë çdo përpjekje, jo vetëm ne por i gjithë koalicioni për t’i bërë realitet këto shpresa dhe premtime.” tha Petkov.

Krerët e “Ndryshimi vazhdon” pritet të prezantojnë strukturën dhe përbërjen e Këshillit të ri të Ministrave të Bullgarisë në orën 13:00 në godinën e Kuvendit Kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button