Lëshohen 100 pasaportat e para mobile nëpërmjet Ambasadës në Londër

Njëqind pasaportat e para biometrike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të lëshuara përmes Ambasadës në Londër, janë në proces dorëzimi, transmeton Portalb.mk.

Ambasadorja, Aleksandra Miovska theksoi se ky është moment historik për praktikën konsullore dhe se e gëzon feedback-u pozitiv i shtetasve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë pjesë të botës.

“Ky është një moment historik për praktikën konsullore në këtë Ambasadë. Qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Angli, Skoci, Uells ose në Irlandën e Veriut tani mund t’i ripërtrijnë pasaportat e tyre në mënyrë shumë më të thjeshtë, më efikase dhe më të shpejtë. Më vjen mirë që përshtypjet dhe reagimet e para nga të gjithë ata që e vizituan Ambasadën në 4 javët e fundit janë pozitive. Ky është motivi dhe sfida më e fuqishme për ekipin e Ambasadës, që të vazhdojë të jetë një shërbim efikas në dobi të qytetarëve.” theksoi Miovska.

Diaspora e përshëndet procedurën e re:

“Sot e mora pasaportën. Dëshiroj ta falënderoj të gjithë ekipin e Ambasadës sonë. Gjithçka shkoi shumë mirë!”

“Procedura për marrjen e një pasaporte të re ishte shumë e lehtë. Nuk ka pritje të gjata!”

“Investim i shkëlqyeshëm për përshpejtimin e procesit të lëshimit të pasaportave në Përfaqësinë Konsullore në Londër!”

Qëllimi i projektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për vendosjen e stacioneve bazë dhe mobile në Përfaqësitë tona Diplomatike dhe Konsullore (PDK) është plotësimi i nevojave të Diasporës, e cila vite me rradhë ankohet për procedurën e ngadalshme të lëshimit të dokumenteve të udhëtimit. Përmirësimi i shërbimeve të PDK-ve tona për Diasporën është prioritet i lartë i MPJ-së, intencë e së cilës është që në periudhën vijuese ky projekt i rëndësishëm të zgjerohet me më shumë PDK.

Me vendosjen e stacionit bazë në këtë Ambasadë, u thjeshtua dhe u shkurtua procedura për pajisje me dokument të ri udhëtimi për Diasporën tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila më parë zgjaste 4 deri më 6 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button