Kosovë, u kapën mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara

Dogana e Kosovës njofton se sot në Prishtinë, Njësitet Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili udhëtonte nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, transmeton Portalb.mk.

“Pasi është ndaluar automjeti transportues është konstatuar se ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Me ketë rast është ndaluar malli në sasi prej 1019 Kg Fruta të thata (Lajthi, Arra, Badem, Fistek, Arrra Indiane etj) me vlerë të përafërt rreth 7,000.00 Euro. Mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundervajtëse.” njoftojnë nga Dogana e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button