Ukraina ndihmohet nga Banka Botërore për përshpejtimin e vaksinimit

Banka Botërore sot miratoi huazimin e 150 milionë dollarëve shtesë, për Ukrainën, mjete këto që do të duhej ta ndihmonin vendin në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit kundër Covid-19, transmeton REL.

Qeveria ukrainase do të shpenzojë 120 milionë dollarë për blerjen e 16.5 milionë vaksinave dhe pjesa tjetër e parave do të shfrytëzohen për komunikim dhe reklama, ndërtimin e kapaciteteve dhe për pajisje, njoftoi Banka Botërore.

“Këto mjete shtesë do të ndihmojnë Ukrainën që të fuqizojë përgjigjen e saj nga COVID-19”, deklaroi Arup Banerji, drejtor rajonal i Bankës Botërore.

Mjetet financave që Banka Botërore ndanë për Ukrainën do të shpërndahen përmes dy projekteve.

‘Ukraina ende vazhdon të ketë nivelin më të ulët të vaksinimit në Evropë dhe kështu po paguan çmim të rëndë në ekonomi dhe njerëz, sidomos kur ballafaqohemi me variante të reja të virusit”, shtoi Banerji.

Sipas Ministrisë ukrainase të Shëndetësisë, 12.4 milionë njerëz janë të vaksinuar me dy doza kundër COVID-19 në vend me popullsi prej 41 milionë banorësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button