Diskutuan dy ditë në Komision, por akoma janë larg zgjidhjes së problemeve historike e arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Dje dhe sot është diskutuar në mbledhjen e 16-të online të Komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike e arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por pa zgjidhje të ndonjë problemi, transmeton Portalb.mk.

“Pas një diskutimi shterues, dita e dytë tregoi se të dyja palët janë ende larg nga një zgjidhjeje që do të përmirësonte procesin arsimor dhe do të arrinte qëllimin e përbashkët për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësie, në të cilat e kaluara dhe interpretimet e ndryshme të historisë nuk do të ishin pengesë”, njoftojnë nga Ministria e Punëvr të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet që një nga aktivitetet e këtyre mbledhjeve janë edhe harmonizimi i përmbajtjes së procesverbaleve nga mbledhjet e kaluar. Në këtë takim është vendosur që takimet e radhës të zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt të 2022.

“Qasja e cila bazohet në përvojat pozitive evropiane dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe UNESCO-s mbeten bazë në punën e palës së Maqedonisë së Veriut në Komision dhe rrjedhimisht prej këtu dalin edhe keqkuptimet kryesore me kolegët nga Sofja, të cilët mbeten në qasjen përjashtuese”, vlerësojnë nga MPJ-ja.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë. Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button