RMV, 160 milionë euro është vlera e 509 objekteve që kanë marrë leje ndërtimi për një muaj

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit nëntor janë dhënë 509 leje ndërtimi, 63.1% prej të cilave janë objekte të ndërtimit të lartë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit tetor të vitit 2021 janë dhënë 509 leje ndërtimi, që është për 88.5 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 9 719 076 000 denarë, që është për 155.5 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Investitor janë personat fizik te 58.7 % e ndërtimeve, ndërsa ndërtime të larta llogariten 63.1%, të ulëta 11.2%, derisa 25.7 % e lejeve janë për rikonstruim

Enti raportoi që 160 leje janë dhënë në Gjorgje Petrov, 42 në Kumanovë, 31 në Qendër, 27 në Karposh, 25 në Gostivar, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button