Bekteshi-Rizvanolli: Fillojnë negociatat për mundësinë e importit të thëngjillit nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me zëvendës drejtorin e ESM-së, Ismet Zenkun kanë realizuar sot takim në Prishtinë me ministren e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanoli dhe drejtorin e KEKU-t ,Nagip Krasniqin, transmeton Portalb.mk.

Në takimin ku filluan negociatat për kushtet e importit të thëngjillit nga Kosova u dakordua që në periudhën në vijim të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi mes të dyja vendeve me çka do të sigurohen sasitë e nevojshme të thëngjillit për prodhim të pandërprerë të energjisë elektrike nga kapacitetet vendore energjetike në Maqedoninë e Veriut.

“Si Maqedoni e Veriut çdoherë jemi të gatshëm dhe të interesuar që të rrisim bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në çdo fushë  e në veçanti tani kur përballemi me krizë shëndetësore dhe energjetike për të cilën jemi mbledhur sot. Pra, ne kemi biseduar edhe më herët, jemi mëse të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin në veçanti sa i përket importit të thëngjillit nga Republika e Kosovës në Maqedoninë e Veriut për nevojat e funksionimit të termoelektranave për shkak se kapacitetet sa i përket eksploatimit të thëngjillit i kemi të limituara dhe marrë parasysh që Kosova ka rezerva të konsiderueshme ne konsiderojmë që duhet ekipet teknike të gjejnë zgjidhje e cila do të jetë win-win edhe për Republikën e Kosovës por edhe për Maqedoninë e Veriut. Në atë mënyrrë rritet bashkëpunimi jo vetëm me importin e thëngjillit por njëkohësisht edhe sa i përket tregut të energjisë elektrike në përgjithësi për të dy vendet. Ne jemi mëse të interesuar që të gjejmë një zgjidhje të tillë duke marrë parasysh që në muajt ec caktuar edhe Kosova mund të ketë nevojë për importin e energjisë elektrike nga Maqedonia e Veriut dhe e kundërta por për të arritur këtë mesiguri që duhet të rrisim kapacitetet e prodhimit. Besoj që një marrëveshje e tillë midis dy shteteve, ku do të përfitojnë të dy shtetet do të jetë një marrëveshje e cila do të siguroj për një periudhë të konsiderueshme stabilitet në furnizim me energji elektrike” theksoi ministri Bekteshi.

Ministrja e ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli tha se duhet të punohet në mënyrë aktive në të ardhmen dhe u dakordua se kjo marrëveshje do ketë përfitime për qytetarët e të dy shteteve.

“Dua të ju falënderoj për të gjithë bashkëpunimin që e kemi pasur deri më tani dhe të gjithë përkrahjen që i keni dhënë sektorit tonë të energjisë jo vetëm tani por edhe në të kaluarën.  Sigurisht që bashkëpunimi në përgjithësi dhe vizioni dhe strategjia që kemi përpara parasheh një bashkëpunim rajonal më të ngushtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mirëpo përtej  kësaj nuk mundemi për shkak faktit që jemi në një kohë ku po përballemi të gjithë me një krizë energjetike.  Sigurisht mirëpres këtë takim që të shohim se çka mund të bëjmë përveç bashkëpunimit afatgjatë dhe strategjisë afatgjatë, çfarë mund të bëjmë për ti ndihmuar njëri-tjetrit .Jam e bindur se përfitimet do të jenë të dyanshme, presim që të jemi fer në negociata dhe të bëjmë përpjekje që të ndihmojmë që të përfitojmë nga situata, është e rëndësishme që ne të bashkëpunojmë që sa më lehtë të tejkalojmë efektet e kësaj krize” theksoi Rizvanolli gjatë takimit.

Gjatë vizitës dhe takimit zyrtar u shkëmbyen mendime për çështje të rëndësishme në lidhje me thellimin e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve, projektet e ardhshme dhe me theks të veçantë bashkëpunimin në sektorin energjetik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button