Të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut, çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian

Maqedonia e Veriut ka arritur një nivel të përparimit në fushën e të drejtave të njeriut, përmes ndërmarrjes së disa hapave e miratimit të disa ligjeve në këtë fushë, megjithatë nevojitet të bëhet më shumë. Në raportin e fundit të progresit nga Komisioni Evropian, janë shënuar vërejtje sa i përket mangësive të vendit në mosarritjen e nivelit të duhet në fushën e të drejtave të njeriut, shkruan Portalb.mk.

Komisioni e ka parë si pozitive miratimin e ligjit për dhunë ndaj grave, megjithatë ka porositur që të zbatohen në tërësi edhe rekomandimet për personat që ndalohen nga policia dhe të burgosurit.

“Është e rëndësishme që është arritur progres, me miratimin e Ligjit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, me mbështetje ndërpartiake. Një përmirësim vihet re në integrimin gjinor dhe respektimin e të drejtave të grave, megjithëse gratë janë në mesin e kategorive më të prekura nga pandemia. Rekomandimet evropiane dhe organet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, veçanërisht në lidhje me trajtimin e të ndaluarve dhe të burgosurve duhet të zbatohen plotësisht pa vonesë. Është gjithashtu e rëndësishme për vendin që të përmirësojë zbatimin e legjislacionit për gjuhën e urrejtjes dhe të planit aksional kombëtar për implementimin e Konventës së Stambollit”, thuhet në raport.

Sa i përket Avokatit të popullit, është theksuar shqetësimet rreth zgjedhjes së avokatit të ri në fillim të këtij viti, për shkak të përkatësisë politike.

“Avokati i Popullit mbetet trupi qendror për promovim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut. Emërimi i avokatit të ri në janar të vitit 2021 ka rritur shqetësime për shkak të përkatësisë politike të kandidatit të zgjedhur. Pesë zëvendës-avokatë të popullit duhet të zgjedhen nga Kuvendi. Zyra e Avokatit të Popullit ka nxjerrë raporte speciale dhe rekomandime për mësimin online, të drejtat e njeriut, personat me nevoja të veçanta dhe ata në institucionit e llojit të kujdestarisë gjatë pandemisë së Covid – 19. 2,448 ankesa të pranuara në vitin 2020, numri më i lartë kishte të bënte sërish me gjyqësorin, më pas për marrëdhënie pune, të drejtat e konsumatorëve, kushtet e paraburgimit, mbrojtja sociale dhe të drejtat e pronës. Institucionet i janë përgjigjur 63%  të rekomandimeve të Avokatit të Popullit, që është një ulje në krahasim me vitet e kaluara”, theksohet në raport.

Në fushën e lirisë së shprehjes, thuhet se, Maqedonia e Veriut ka arritur një nivel të përgatitjes megjithatë, ka pasur progres të kufizuar gjatë periudhës së raportimit.

“Konteksti i përgjithshëm është në favor të lirisë së mediave dhe i lejon mediave kritike që të raportojnë, edhe ose ka pasur rritje të tensioneve gjatë krizës së Covid – 19. Përpjekjet për vet – rregullimin duhet të vazhdojnë dhe të ndiqen me rezultate konkrete për përparimin e standardeve profesione të gazetarisë. Transparencë më e madhe duhet të sigurohet sa i përket reklamave në media nga ana e institucioneve shtetërore dhe partive politike. Autoritetet duhet të rrisin përpjekjet e tyre të reformojnë servisin publik, për të siguruar pavarësinë e tij dhe qëndrueshmëri financiare. Covid – 19 ka pasur impakt të fortë ekonomik ndaj sektorit të mediave rajonale dhe lokale. Mediat ishin të përfshira në pakot ekonomike, por të drejtat e punëtorëve të gazetarëve ende duhet të adresohen”, thuhet në raportin e KE-së.

Komisioni thekson se shumica e rekomandimeve të vitit të kaluar vazhdojnë të vlejnë, ndërsa në vitin e ardhshëm, vendi duhet të:

  • rishikojë kornizën ligjore në fushën e mediave në përputhje me acquis-in e BE-së dhe standardet evropiane në veçanti duke vazhduar përpjekjet për harmonizimin e ligjeve nacionale
  • të bëjë përpjekje të nevojshme për implementimin e strategjisë për reformimin e servisit publik dhe të finalizojë emërimet për këshillin programor të servisit publik dhe këshillit rregullator mediatik
  • të zbatojë zero tolerancë sa i përket frikësimit, kërcënimeve dhe akteve të dhunës kundër gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre dhe të sigurojë që autorët të sillen para drejtësisë.

Rikujtojmë se reformat në këtë sektor janë pjesë e procesit të vendit në rrugën drejt Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button