Takimin me stafin mjekësor të patronazhit për fatin e tyre në punë, ministri Filipçe e ka lënë për të hënën

Takimin me stafin mjekësor të patronazhit të Maqedonisë së Veriut, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e ka shtyrë për të hënën edhe pse paraprakisht njoftoi se deri sot do të realizohej i njëjti. Infermieret nga fundi i këtij muaji rrezikojnë të ngelin pa punë, pasi dy vite punojnë me kontratë, shkruan Portalb.mk.

Mbi 130 motra mediciale të punësuara me kontratë në vepër në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut nuk e dinë se çfarë do të ndodh me statusin e tyre të punës pas 31 dhjetorit kur edhe ju mbaron kontrata.

Portalb.mk bisedoi me një nga motrat medicinale të punësuara në këtë projekt e cila u shpreh mjaft e shqetësuar pasi nuk e dinë se si do i gjejë janari në punë apo në rrugë.

“Ne jemi pranuar në një projekt në 2019 nga ministria si motra patronazhi për krejt Maqedoninë vetëm për gjashtë muaj me rrogë fikse vetëm 20,000 denarë, pa kontribute. Mandej filloi pandemia na a vazhduan kontratën edhe gjashtë muaj tjera, patëm një ndërprerje, në maj të 2020 na e vazhduan për gjashtë muaj deri në fund të vitit, prapë patëm ndërprerje në janarin dhe shkurtin e 2021 dhe na e vazhduan kontratën prej në mars të 2021 deri me 31 dhjetor të 2021.” tha një nga motrat e patronazhit në Tetovë.

Ato kërkojnë vendime tani më sepse kontrata u është vazhduar tre herë. Në rastin tjetër ata pranojnë të paktën të u vazhdohet përsëri kontrata por të jetë me kontribute dhe stazh.

Ato kërkojnë vendime tani më sepse kontrata u është vazhduar tre herë. Në rastin tjetër ata pranojnë të paktën të u vazhdohet përsëri kontrata por të jetë me kontribute dhe stazh.

“Atë ditë nuk ishte ministri kur ishim ne atje, ne kërkuam takim por na thanë se nuk është aty dhe se është në Qeveri në kohën kur motrat kanë qenë aty dhe jo se nuk ka dashur ti pranojë. Nga ministria ishin deklaruar se do të caktojnë takim deri nesër ose sot , në fund të javës.” shtoi motra e patronazhit.

Madje kërkesën e tyre, ky staf mjekësor e ka dorëzuar edhe në formë të shkruar deri te ministri i Shëndetësisë.

Por ministri i Shëndetësisë tha se takimin me motrat e patronazhit e ka lënë për ditën e hënë.

Ndryshe, në qershor 2019, Ministria e Shëndetësisë shpalli shpallje për thirrje publike për të gjithë infermierët që janë të interesuar të punojnë në shërbimet e aktivitetit patronazh, të aplikojnë në konkurs. Kushtet e kërkuara ishin të kenë kryer arsimin e mesëm ose të lartë mjekësor me provim të dhënë profesional. Projekti filloi më 1 nëntor të po këtij viti. Përmes këtij projekti në Shkup janë punësuar 48 infermierë dhe 10 mjekë, në Tetovë 15 infermiere dhe pjesa tjetër e infermierëve të tjerë në mbarë vendin, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 130.

LEXO: RMV, nga muaji i ardhshëm, mbi 130 punësojnës shëndetësor rrezikojnë të ngelin pa punë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button