Avokati i Popullit: Qytetarët kanë më shumë ankesa në fushën e sundimit të së drejtës dhe të drejtave të konsumatorëve

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në konferencën e sotme me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ka prezantuar para pjesëmarrësve një analizë të bërë sa i përket respektimit të këtyre të drejtave të vend nga ana e institucioneve të shtetit, shkruan Portalb.mk.

Ziberi tha se, bashkëpunimi i institucioneve nuk është në nivelin e duhur dhe shumica e institucioneve shtetërore nuk bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe kjo sipas tij, pengon që të veprohet ndaj ankesave që qytetarët paraqesin për mosrespektim të të drejtave të tyre.

Ai informoi se, në bazë të kësaj analize, e cila është realizuar në periudhën nga janari deri në fund të gushtit, qytetarët më së shumti janë ankuar për fushën e sundimit të së drejtës si dhe për fushën e të drejtave të konsumatorëve.

“Fusha e sundimit të së drejtës tradicionalisht është në krye të listës së ankesave të dorëzuar nga qytetarët. Në periudhën që ishte subjekt i observimit të kësaj analize, evidentuam se janë pranuar gjithsej 300 ankesa, numri më i madh i ankesave në këtë fushë kanë të bëjnë me punën e gjykatave edhe atë gjithsej 49 ankesa. Më pas, vijnë përmbaruesit me numrin e përgjithshëm prej 31 ankesave. Nga përgjigjet e marra nga organet, 99 janë thelbësore dhe të plota, ndërsa 14 janë formale. Fusha e dytë në të cilën gjithashtu është i madh numri i ankesave është të drejtat e konsumatorëve dhe në këtë periudhë janë pranuar 163 ankesa. Për 120 prej tyre janë ndërmarrë gjithsej 140 veprime nga ana e Avokatit të Popullit. Për këto veprime, vetëm prej 15 organeve është marrë përgjigje në afatin e dhënë, të gjithë përgjigjet e tjera janë dhënë pas afatit apo pas urgjencës së drejtuar”, tha Ziberi.

Profesori universitar i të drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq, duke komentuar analizën në fjalë, porositi Ziberin se, nuk duhet të jetë dashamirës të pushtetit dhe se nuk duhet të jetë i kënaqur nga puna e Avokatit të Popullit, por nevojitet shkallë më e lartë e kritikës, duhet maturi, sepse pushteti, siç u shpreh ai, është i uritur.

“Lindja e Avokatit të Popullit është një proces i vështirë që na obligon edhe më tej ta ruajmë atë institucion dhe të lejojmë që të zhduket. Ndërsa mundet lehtë të zhduket në kushte kur pushteti ekzekutiv dhe pushteti ligjvënës janë aq të pangopur për pushtet sa Avokatin e Popullit mund ta ndrydhin mënjanë, sepse i njëjti nuk ka kontakt me pushtetin dhe as nuk dëshiron pushtet, por ka kontakt me vetëdijen dhe mendjen. Prej këtë, Avokati i Popullit nga njëra anë ka mbrojtje, ndërsa nga ana tjetër duhet të jetë i kujdesshëm, kur kontakton, kur flet, kur mbledh të dhëna dhe kur shkon në vizita”, theksoi Shkariq.

Në këtë konferencë ishte pjesëmarrës edhe zëvendësshefi i misionit të SHBA-së në vend, Erik Mejer. Ai tha se, vendi duhet të punojnë që të ndërtojë një shoqëri ku respektohen të drejtat e njeriut dhe e cila do të jetë më inkluzive.

“Ne po punojmë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe me organizatat civile për të identifikuar fushat në të cilat mund të bëjmë progres konkret. Ne kemi biseduar me partnerin tonë posaçërisht për rritjen e inkluzivitetit për komunitetin rom dhe sigurimin e qasjes për personat me nevoja të veçanta. Është e drejtë bazike e qytetarëve të jetojnë dhe bëjnë biznes në një mjedis që është i hapur, transparent dhe e çliruar nga marrëveshjet pas dyerve të mbyllura. Mezi po pres të shoh Maqedoninë e Veriut të arrijë progres në këto fusha dhe të vazhdojë të krijojë shoqëri infkuzive, fer dhe të hapur për të gjithë qytetarët e ndryshëm”, deklaroi Meyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button