Shkup, Europe House promovoi ekspozitën “Dukesh bukur sot!” (FOTO)

Sot, më 10 dhjetor 2021, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në qendrën tregtare East Gate Mall në Shkup u instalua ekspozitë e fotografive. Përmes titullit “Dukesh bukur sot!” ekspozita fokusohet në sytë e personaliteteve të jashtëzakonshëm, heronjve të përditshëm dhe aktivistëve frymëzues për ndryshim – njerëz që luftojnë çdo ditë për të drejtat e tyre dhe për të drejtat e të tjerëve. Ekspozita është organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian së bashku me Europe House – Shkup për të promovuar vlerën themelore të respektimit të të drejtave të njeriut dhe për të bërë thirrje për përqafimin e dallimeve si çelës për arritjen e trajtimit të barabartë, shkruan Portalb.mk.

Ekspozita “Dukesh bukur sot!” fokusohet në 12 njerëz nga mjediset tona të cilët veprojnë si bartës të ndryshimit në bazë ditore – qoftë për shkak të mënyrës si janë lindur apo për shkak të mënyrës se si ata zgjodhën të jetonin jetën e tyre. Ata janë studentë, pronarë kafenesh, antropologë, kandidatë për doktoraturë, pianistë, punonjës, anëtarë të familjes dhe mbi të gjitha – të gjithë janë njerëz dhe të barabartë. Duke vënë në qendër të vëmendjes sytë e tyre, ekspozita jo vetëm që nxjerr në pah bukurinë e tyre, por gjithashtu synon ta paraqet botën nga këndvështrimi i tyre.

Protagonistë të ekspozitës janë: Julijana Petrovska – person me sindromën Daun; Deniz Selmani, anëtar i nismës qytetare rome “Avaja”; Andon Damovski, punonjës social; Mersiha Smailoviq, aktiviste për të drejtat e njeriut; Tasim Mavmuti, anëtar i komunitetit LGBTI; Ivana Atanasovska – person me sëmundje të rrallë (fibrozë cistike); Lila Milikj – person transgjinor; Ema Ananievska – person me shikim të dëmtuar plotësisht; Radmila Perikj & Martin Angelov – persona me të folur dhe dëgjim të dëmtuar; Simona Joveska – person me aftësi të kufizuara fizike; Erato Nora Kardula – person me autizëm dhe Elena Petrovska – aktiviste për të drejtat e njeriut të komunitetit LGBTI. Fotot janë nga Tatjana Rantasha kurse dizajni është bërë nga Zoran Kardula.

“Sytë që kanë të drejtë të pranohen pavarësisht nga specifika e tyre” mund të shihen në East Gate Mall në Shkup nga 10 dhjetori 2021 deri më 10 janar 2022. Ata më tej do të jenë pjesë e kalendarit për vitin 2022 të Delegacionit të BE-së.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button