Anëtarët e BE-së ranë dakord se Kroacia është e gatshme për Shengen

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian u pajtuan me vlerësimin e Komisionit Evropian se Kroacia është e gatshme t’i bashkohet Shengenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimin e ministrave të brendshëm të BE-së e ka bërë të ditur ministri slloven Ales Hoj.

Këtë informacion në llogarinë e tij në Twitter e ka konfirmuar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.

“Këshilli i Ministrave të BE-së sapo ka miratuar konkluzionet për përmbushjen e kushteve të nevojshme për zbatimin e plotë të normave ligjore të Shengenit nga Kroacia. Ky është një vendim i rëndësishëm që na afron më afër arritjes së objektivit strategjik të qeverisë kroate për anëtarësimin në Shengen”, ka shkruar Plenkoviç.

Anëtarësimi në Shengen përfshin fushat e bashkëpunimit policor, mbrojtjen e të dhënave, politikën e përbashkët të vizave, kthimin dhe ripranimin, Sistemin e Informacionit Shengen, rregulloret për armët e zjarrit, kontrollin e kufijve të jashtëm dhe bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale.

Pas vendimit të KE-së në vitin 2019, pranimi i Kroacisë në Shengen duhet të miratohej nga çdo vend anëtar i BE-së. Konfirmimi përfundimtar i vendimit është në Këshillin e BE-së.

Kroacia është anëtare e BE-së që nga viti 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button