Vazhdojnë protestat në Serbi, të shtunën bllokada në 30 qytete

Shoqata serbe “Kryengritja ekologjike”, së bashku me dyzet iniciativa dhe lëvizje, thonë se kanë vendosur të vazhdojnë protestat, duke shtuar se janë larg fitores dhe festës, dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve anembanë Serbisë të dalin në protestë të shtunën, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve nga shoqata, bllokada dhe protesta do të ketë në Beograd dhe në tridhjetë qytete të tjera anembanë Serbisë, por edhe para selisë së “Rio Tinto” në Londër.

“Tërheqja e ligjeve grabitqare është shenjë e mirë, por është larg fitores. Të gjitha marrëveshjet dhe memorandumet sekrete me minierën e litiumit në Rio Tinto, të nënshkruara qoftë nga qeveria e mëparshme, qoftë ajo aktuale, duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe duhet të anulohen menjëherë”, thonë nga shoqata.

Theks i veçantë, siç thonë nga shoqata, i është vënë mbështetjes së iniciativës zyrtare të qytetarëve të Loznicës, të nënshkruar nga më shumë se 5400 qytetarë, e cila kërkon fshirjen e minierës së litiumit nga plani hapësinor i Loznicës. Nga shoqatat ekologjike bëjnë gjithashtu thirrje për akses në shërbimet publike për ekspertët e fushës, të cilët do të shpjegonin rrezikun e ndërtimit të një miniere litiumi.

“Kryengritja ekologjike” i bëri apel edhe policisë që të sigurojë ligjërisht tubimet dhe të mos bëjë asnjë kanosje, por edhe të anulojë kallëzimet e kundërligjshme të qytetarëve nga protestat e kaluara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqi, të mërkurën e ka rikthyer në Kuvend Ligjin për shpronësime, ndërsa sot me propozim të Qeverisë deputetët do t’i shqyrtojnë ndryshimet në Ligjin për referendum dhe nismën popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button