fbpx

Vera 2013, disa në det, disa në liqe e disa në shtëpi

Sezoni veror dhe temperaturat shumë të larta kanë përfshirë vendin.

Qytetarët orvaten të gjejnë freski ku munden, ata që ekonomikisht qëndrojnë mirë, kanë bërë plane për pushime verore, ndërsa të tjerët jo.

Disa preferojnë bregdetin, disa liqenin ndërsa si përfundim disa mbeten në shtëpi.

Bregdeti shqiptar vazhdon të jetë destinacioni më i pëlqyer për shkupjanët.

‘Pushimet verore unë dhe familja ime kemi vendosur ti kalojmë në Shqipëri, por jemi në dilemë mes Dhërmisë dhe Sarandës’ tha Lejla Memeti.

‘Shqipëria edhe këtë vit mendoj se është destinacioni më atraktiv, patjetër të shkojmë në Ksamil. Në pushim do të shkojë me shoqëri’ tha Behar S, nga Shkupi.

‘Meqë mundësitë nuk i kemi, ndoshta do të shkojmë një fundjavës në Ohër apo Strugë sa për ti shëtitur fëmijët, pasi financiarisht nuk qëndrojmë edhe aq mirë’ tha Sabedin I.

‘Jemi në dilemë mes Ulqinit dhe Sarandës, por prapë fëmijët janë ata të cilët do të vendosin se ku do të shkojmë këtë vit. Mendoj se çmimet janë të arsyeshme dhe çdo njeri ka nevojë pas një viti të lodhshëm të pushojë së paku 10 ditë’ tha Flora Memedi, mësuese.

‘Kam dëshirë të shkoj në ndonjë bregdet, por nuk mundem. Unë nuk punoj dhe nuk mund të pres nga prindërit edhe për pushime. Fakultetin e kam mbaruar për punë nuk ka’ tha Rexhep T./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button