RMV, nga janari deri në nëntor, qindra gra raportuan se ishin dhunuar

Që nga fillimi i pandemisë kovid-19 është rritur dhuna në familje pasi shumë familje kanë qëndruar të mbyllura në shtëpi, thonë nga Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Në prag të përfundimit të fushatës për gjashtëmbëdhjetë ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore që përfundon sot, Meta.mk ka biseduar me Cvetanka Kamçeva Zllateva, menaxhere e Qendrës së Grave për Mbështetjen e grave viktima, e cila funksionon në kuadër të Rrjetit Nacional, transmeton Portalb.mk.

“Që nga fillimi i këtij viti, rreth 100 gra kanë denoncuar dhunë në Rrjetin kombëtar. Prej tyre 30 për qind kanë pësuar dhunë psikologjike, 45 për qind – fizike, 10 për qind kanë pësuar dhunë seksuale dhe 15 për qind dhunë ekonomike”, tha Kamçeva Zllateva.

Të tilla qendra apo këshillimore ka në Tetovë dhe Shkup. Qendra e këshillimit për mbështetjen e grave viktima të dhunës në familje dhe fëmijëve të tyre ofron shërbime nga psikolog, punonjës social, këshilltar ligjor dhe këshilltar për karrierë. Gratë viktima mund të telefonojnë çdo ditë nga ora 09:00 deri në 16:00 në numrin e telefonit 075 255 154. Gjithashtu ju ofrohet asistencë ligjore dhe mbështetje në numrin e telefonit 075 304 802, çdo ditë pune.

Cvetanka Kamçeva Zlateva; Foto: Arkivi personal
Cvetanka Kamçeva Zlateva; Foto: Arkivi personal

Sipas Kamçeva Zllatevës, vetëdija te pjesë më e madhe e popullatës është zhvilluar për këtë problem. Ajo konsideron se viktimat kanë informacion dhe dinë se ku të drejtohen dhe të kërkojnë ndihmë.

“Ka fushata sensibilizuese, gratë e dinë se nuk janë vetëm. Ndryshe nga më parë, ata inkurajohen gjithnjë e më shumë të raportojnë dhunën.”

Shërbimet dhe mbështetja nga punonjëset sociale që gratë marrin në qendrën e gruas janë shoqërim, referim dhe këshillim për realizimin e të drejtave sociale dhe shëndetësore. Ata marrin edhe shoqërim dhe këshillim për marrjen e dokumenteve të identifikimit personal, përkatësisht komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet dhe organizatat në fushën e mbrojtjes sociale.

Gjithashtu, për gratë viktima bëhet vlerësimi i rrezikut social, rrezikut të sigurisë dhe rrezikut të të pastrehit, por edhe vlerësimi i nevojave individuale për ndihmë dhe mbështetje psikosociale, ligjore dhe financiare.

“Përmes procesit të këshillimit nga psikologu, gratë mund të presin që të trajtohen me respekt, të dëgjohen dhe të kuptohen. Ata nuk do të akuzohen për dhunë dhe sjellja e tyre do të merret parasysh në drejtim të asaj se si ndikon dhuna mbi to. Gjithmonë i kushtojmë rëndësi mirëqenies së fëmijëve për të cilët kujdeset nëna dhe pasojat e mundshme të dhunës ndaj tyre”, shpjegon Kamçeva Zllateva.

Gjithashtu, në kuadër të Rrjetit kombëtar, ka edhe shtëpi të hapur ku strehohen gratë që kanë ikur nga shtëpia/mjedisi i dhunshëm. Shtëpia është hapur që nga 20 marsi i vitit të kaluar dhe deri më 31 nëntor të këtij viti në të kanë banuar shtatë gra, të cilat tashmë janë punësuar dhe janë bërë të pavarura dhe jetojnë në vende të tjera.

Krahas mbështetjes nga ndonjë punonjës social dhe psikolog, gratë viktima në Qendrën për mbështetjen e gruas mund të shoqërohen edhe në institucione që kanë autoritetin për të ofruar mbrojtje dhe mbështetje, informacion për masat e përkohshme të mbrojtjes dhe zbatimin e tyre, si dhe informacione për penale, drejtësi si dhe asistencë në paraqitjen e ankesave për veprim/mosveprim të institucioneve kompetente tek organi përkatës. Qendra për mbështetjen e grave punëson gjithashtu një këshilltare për karrierë, roli i të cilit është të fuqizojë gratë përmes punës së saj për t’i ndihmuar gratë të zhvillojnë karrierë dhe të gjejnë më lehtë punën e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button