fbpx

Sot hapet konkursi i pestë rajonal për tregim të shkurtër Biber

Në Ditën e të Drejtave të Njeriut 2021 është hapur konkursi i pestë për tregim të shkurtër Biber. Tregimet e shkurtra mund t’i dërgojnë autoret dhe autorët që shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip; autorë të afirmuar dhe ata që nuk kanë botuar punime deri më sot, transmeton Portalb.mk.

Tema e konkursit është e zgjeruar, sikurse në konkursin e kaluar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pajtimin në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.

Konkursi mbetet i hapur deri më 1. 06. 2022.

Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me këto çmime:
1. çmimi i parë 800 euro
2. çmimi i dytë 600 euro
3. çmimi i tretë 400 euro

Së paku njëzet punime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe. Vendimi i jurisë do të bëhet publik në nëntor 2022.

Konkursin e organizon ekipi Biber me mbështetjen e Qendrës për Veprimt të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

“Me këtë konkurs dëshirojmë t’i japim kontribut kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve fqinjë, si dhe t’i mbështesim autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore”, thuhet në njoftim.

Më shumë informacione lidhur me kushtet e konkursit dhe shpërblimet mund t’i gjeni në uebfaqen e Biberit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button