Dhjetor i heshtun

Shkruan: Mimoza Zymeri
Dal e endem rrugëve
por qyteti duket i zymtë,
nuk dëgjoj asgjë tjetër
përveç hapave t’mi.
Ç’po ndodh kështu
a thu pse kjo qetësi?!
Unë doja një dhjetor plotë jetë
e jo një dhjetor n’vetëmi.
Shofë dëborën e bardhë
që ka mbulu çatitë,
bredhin e stolisun nga dritat
por jo fëmijë rreth tij.
Pse sot kaq i heshtun
pse gjithë kjo mërzi?!…
Ti  dhjetor i gëzimit
që dikur sillje dashni..
dikur bashkoje mërgaten
për festat në shtëpi..
Të lutem ndriço e na fal lumturinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button