Sot në Kuvendin e RMV-së, agjentëve Llazarevski dhe Kostovski do t’iu ndahet çmimit shtetëror “Meto Jovanovski”

Sot, më 10 dhjetor 2021, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, në orën 13:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Meto Jovanovski” do ta ndajë çmimin shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2021 për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2021 i ndahet Gjorgji Llazarevskit dhe Zvonko Kostovskit, nëpunës shumëvjeçarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, profesionistë të lartë që zbuluan dëshmi për shkeljen masive të të drejtave të njeriut përmes përgjimeve të paligjshme të dhjetëra mijëra qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Lazarevski dhe Kostovski nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit i nxorrën audio incizimet e “bombave” dhe ia dorëzuan ish-drejtorit të DSK-së, Zoran Verushevskit. Ata u arrestuan në shkurt të vitit 2015 si të akuzuar në rastin “Puçi”, menjëherë pasi lideri i atëhershëm i opozitës Zoran Zaev filloi të publikonte “bombat”.

Në fund të muajit shkurt të këtij viti, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, u dënua me 12 vjet burgim për rastin Target-Fortesa, që ka të bëjë me përgjimin e paligjshëm të 20 mijë qytetarëve nga viti 2008 deri në vitin 2015 gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska është dënuar nga gjykata me 4 vjet burg. Së bashku me të akuzuarit e tjerë u dënuan gjithsej 55 vite burg dhe 10 vite me kusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button