Një grua e palëvizshme ndërroi jetë nga zjarri që kaploi banesën e saj në Aerodrom

Në një banesa në rrugën “Metodij Shtorov-Sharlo” në Aerodrom të Shkupit humbi jetën një grua e palëvizshme. Zjarri kishte përfshirë pjesën e shtratit ku ka qenë gruaja dhe e cila ka qenë e vetëm në banesë, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk ka mundur të shpëtojë, konfirmoi për MIA-n komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Vladimir Simonovski, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB ndërkohë, informuan se policia ka marrë raportim për zjarrin rreth orës 21:00. Sipas informacioneve nga atje, banesa ka qenë në pronësi të gruas e cila tashmë ka ndërruar jetë, lindur në vitin 1955.

“Nga ana e mjekut në orën 21:30 është konstatuar vdekja. Zjarri është shuar nga BKZ. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi”, thonë nga MBP për MIA-n.

Ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurori publik po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të vërtetuar shkaqet e zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button