Kur shiten si “anonime”, dëshmitë mund të jenë joekzistuese, mjeku Fazliu: Vaksinat parandalojnë vdekjen!

Dyshimet ngriten në momentin kur burimet janë “anonime”. Meqenëse çdo postim në rrjetet sociale ka potencial të shpërndahet masivisht, shpërndarësit e informacioneve në momentin që bazohen në burime “anonime” duhet së paku të mbështesin pohimet e tyre nëpërmjet fakteve tjera. Meqenëse personi “Hubejb Numan” nuk e ka bërë këtë dhe dezinformon se vaksinat shkaktojnë një sërë sëmundjesh, Portalb-i bisedoi me mjekun Adhurim Fazliu i cili hodhi poshtë çdo fjalë të shkruar në postimin e këtij të fundit, shkruan Portalb.mk.

Personi me emrin Hubejb Numan në “Fejsbuk” ka shkruar një postim që sipas tij, është i shkruar nga personeli mjekësor dhe ky i citon ata se si ankohen në lidhje me efektet e rënda anësore që kanë pasur pas vaksinimit.

“Disa dëshmi nga personeli mjekësorë:“Unë punoj në Shërbimin e Urgjencës dhe do t’ju them pse nuk do të vaksinohem. Çdo pacient i tretë vjen me një efekt anësor serioz. Disa ankohen se zemra u rreh aq fort sikur do t’u kërcejë nga gjoksi, kanë ndryshime në shikim, mpirje, probleme me lëkurën, djem dhe vajza me miokardit, mpiksje, tumore, madje edhe kolegët e mi kanë pasur paralizë të fytyrës (tipi Bell)” shkruan Hubejb Numan në “Fejsbuk.

Thuajse asgjë që shkruan në këtë postim nuk është e vërtetë, edhe pse ka pasur raste të problemeve me zemren pas marrjes së vaksinës kundër Kovid-19 te grupmoshat më të reja, duhet thënë se ky efekt anësor është jashtëzakonisht i rrallë.

“Edhe në qoftë se marrim skenarin më të keq të mundshëm, kjo nuk ndodhë në 99.9% të rasteve” tha kardiologu dhe epidemiologu Kristofer labos. Ai shtoi se “shumica e personave që do të vaksinohen, edhe të rinjtë, nuk do ta kenë problem me zemrën.”

Një pjesë e vogël e njerëzve të cilët përjetojnë efekte anësore, do të kenë efekte të lehta të cilat kurohen shpejtë në kushte shtëpiake, pa pasur nevojë për mjek, shtoi Labos, i cili tha se këto efekte “nuk shkaktojnë probleme me zemrën”.

Një studim nga Izraeli i publikuar në “New Engnalnd Journal of Medicine” tregoi një përqindje të vogël të mundësisë së inflamacionit në zemër pas vaksinimit – megjithatë, u vërtetua se më të mëdhaja janë gjasat që problemet e zemrës ti shkaktojë virusi Kovid-19 se sa vaksinat.

Më pas, ky person ka shkruar një “dëshmi” tjetër të personelit mjekësor në lidhja me vaksinat, por nuk tregon se ku qëndron dëshmia, kush janë këta mjek si dhe cili është burimi i shkrimit.

“Një dëshmi tjetër nga personeli mjekësorë: “Një koleg i punës pati atakun e parë në zemër dy javë pas dozës së parë të Pfizerit dhe menjëherë më pas pati edhe të dytin. Përsëri pati aritmi dhe mori një udhëzim të rreptë që të mos i thoshte askujt se ishte pas vaksinës, sepse … edhe ashtu as që mund ta provojë këtë! … Dhe pastaj pyeta personelin e sektorit te kovidit dhe ato më thanë se pothuajse çdo i treti pacient te ta është pas marrjes së vaksinës (kryesisht Pfizeri është në pyetje). Ndaj… u çorodita… dhe u thashë, që të raportonin të gjitha rastet, dhe ata më thanë se i kanë kushtëzuar rreptësisht që të mos e bëjnë, e as praktika e përgjithshme nuk dëshiron të pranojë “kundërshtimin”. Prandaj u interesova se te kush mund të raportohet e gjithë kjo, dhe të jem i sigurt se edhe ai numër do të përfshihet në statistikë?!” shkruan Hubejb Numan.

Për këtë, biseduam me mjekun Adhurim Fazliu i cili për Portalb.mk konfirmoi që nuk ka asnjë dëshmi shkencore e cila vërteton pohimet në postimin e lartëpërmendur, Fazliu bëri thirrje që ky postimet dhe tjerat të ngjashme të merren me rezervë.

Adhurim Fazliu, mjek.
Adhurim Fazliu, mjek.

“Informacionet të cilët publikohen nga media të ndryshme nëse fshehin burimin e informacionit duhet të meren me rezervë të madhe. Nuk ekziston asnjë e dhënë shkencore që konfirmon se si pasojë nga vaksinini është paraqitur tumor ,paralizë në fytyrë e tipit Bell apo dëmtime në të pamurit. Paraqitja e çdo lloji efekti anësore publikohet nga Center for Disease Control and Prevention dhe U.S. Food and Drug Administration dhe të dhënat janë transparente në gjithë botën” tha Adhurim Fazliu, mjek.

Fazliu shtoi se e vetmja mënyrë për të parandaluar numrin e madh të vdekjeve të cilat i shkakton virusi korona aktualisht është vaksinimi masiv, ai shtoi se ky ësht mjeti i vetëm për të luftuar pastojat e rënda të Kovid-19.

“Vetëm përmes vaksinimit masiv mund të paramndalojmë dhe zvoglojmë numrin e madh të vdekjeve të shkaktuara nga Covid 19 apo nga komplikimet që shfaqen si pasojë e virusit. Është detyrim i çdo punëtori shëndetsorë të informojë saktë dhe drejtë për anët pozitive të vaksinës por edhe për efektet anësore nëse paraqiten. Në këtë mënyrë arrihet në sensibilizim më të madh të masës për vaksinim si mjet i vetëm për të luftuar pasojat katastrofike të shkaktuara nga virusi në nivel global” shtoi Adhurim Fazliu.

Ndryshe, marrë parasysh se çdo rrjet-social mund të konsiderohet si “medium” në vete, është shumë e rëndësishme që në momentin kur përdoren dëshmi “anonime”, shpërndarësi i informacionet duhet të bëje përpjekje q të vërtetojë pohimet e tij nëpërmjet burimeve tjera dhe fakteve mbështetëse përndryshe rezulton që shkrimi të jetë i njëanshëm, tendencioz dhe jo i plotë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button