fbpx

U arrestua shtetasi serb nën dyshimet për krime lufte në Kosovë

Një gjykatë në Prishtinë tha se i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji një shtetasi serb, nën dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, shkruan VOA, transmeton Portalb.mk.

I paraburgosuri është arrestuar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, por as policia, as prokuroria nuk dhanë hollësi rreth dyshimeve nën të cilat është kryer arrestimi.

Avokatja e të paraburgosurit, u dha medieve serbe se bëhet fjalë për 51 vjeçarin Dushan Arsiç, i cili ngarkohet se nga janari i vitit 1999 deri në qershor të atij viti “ka marrë pjesë në dëbimin e dhunshëm të banorëve të Prishtinës dhe rrethinës”.

Avokatja tha se sipas prokurorisë, “ai ndaloi një të mitur dhe e keqtrajtoi atë së bashku me pjesëtarë të tjerë të një njësive paraushtarake”.

Mbi dhjetë mijë veta u vranë gjatë luftës në Kosovë, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s. Edhe më tej, nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mijë e 600 personave që llogariten të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button