KF Shkupi u distancua nga ngjarjet që ndodhën në ndeshjen kundër Shkëndijës

Në orët e pasdites ka reaguar KF Shkupi në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur në ndeshjen e djeshme kundër ekipit Shkëndija, ku punonjësit policor ishin të detyruar të ndërkrejnë ndeshjen për disa minuta për shkak pasigurisë së krijuar nga tifozët, transmeton Portalb.mk.

“Kryesia dhe i gjithë stafi i klubit tonë Shkupi, distancohet dhe i dënon veprimet e tilla, ku lojtarët, stafi teknik dhe arbitrat ofendohen apo sulmohen në ndeshjet futbollistike në vendin tonë, qoftë në fushën dhe tribunat tona, qoftë kur jemi mysafir”, deklarojnë nga KF Shkupi.

Ata vlerësojnë në shumicën e rasteve është shumë e vështirë të kontrollohen stadiumet e stërmbushura, si në vend ashtu edhe në botë.

““Gjithsesi, ju ishit dëshmitarë, që kryesia e klubit tonë dhe organizatorët e kësaj ndeshje, gjatë gjithë kohës kërkonin dhe kujdeseshin, që situata të jetë nën kontroll dhe të mos ketë incidente”, deklarojnë nga kampionët vjeshtorë.

KF Shkupi theksoi që pjesë e këtyre ngjarjeve janë edhe sjelljet e futbollistëve të Shkëndijes, si Dashmir Elezi, Egzon Bejtullahu dhe Jan Krivak.

Ndryshe, dje KF Shkëndija përmes një reagimi zyrtar ka shprehur indinjatën dhe vlerësimin se në ndeshjen e zhvilluar në Çair u zhvillua gjithçka tjetër përveç futbollit. Kryendeshja e javës së XVII-të u zhvillua në Çair ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës, ndeshje e cila mbaroi me rezultat 1-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button