Komuna e Tetovës paralajmëroi qytetarët për dënime nëse ndërtojnë pa leje, zaptojnë hapësira, ndotin ajrin dhe shkelje tjera

Qytetarët e Komunës së Tetovës do të përballen me dënime nga Komuna e Tetovës në bazë të ligjeve në fuqi, paralajmërojnë nga Komuna nëse qytetarët do të ndërtojnë pa leje, do të ndotin mjedisin, do të zaptojnë hapësira publike dhe nuk do të parkojnë në rregull, transmeton Portalb.mk.

“Luten qytetarët që t’i ndërpresin të gjitha ndërtimet që kryhen pa leje përkatëse, në mënyrë që të mund të fillojnë procedurat për marrjen dhe procesuimin e lejeve të ndërtimit, pasi në të kundërtën do të sanksionohen në bazë të ligjeve në fuqi. Kostoja e sanksioneve është shumë më e lartë se kostoja për marrjen e lejes për ndërtim”, deklarojnë nga Komuna.

Komuna kërkoi nga qytetarët mos të përdorin lëndë djegëse që janë ndotës të ajrit, ndërkohë kërkoi nga qytetarët mos te parkojnë veturat në mënyrë jo të rregullt, sidomos afër shportave të mbeturinave, duke pamundësuar punën e NPK “Tetova” për grumbullimin e mbeturinave.

“Apelojmë deri tek të gjitha subjektet juridike dhe shitësit ambulantë, të përmbahen nga uzurpimi i hapësirave publike, pasi në këtë mënyrë pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Një gjë të tillë me theks të veçantë duhet të kihet parasysh gjatë stinës së dimrit, kur lëvizja e qytetarëve edhe ashtu behet në kushte të renduara”, deklarojnë nga Komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button