U prezantua projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës nga Qeveria e Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka prezantuar projektin për të cilin u ra dakord në mbledhjen e fundit të dy qeverive shqiptare për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, raporton Koha.net. Në konferencë për media, Aliu njoftoi se projekti në fjalë është prezantuar edhe në Bruksel.

“Ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza ku mund të fillojmë me një plan për menaxhim që mund të na japë edhe një afat kohor e një buxhet që mundet me e mbulu. Kemi ndarë 1 milion euro për projektin e fizibilitetit, kemi supozuar që do të kushtojë kaq. Edhe Shqipëria ka ndarë 1 milion euro. Projekti i fizibilitetit do të përfshijë edhe Portin Tokësor”, ka thënë ai.

Aliu thotë se me këtë projekt të hapen korridore të reja në Evropë që përfshihet edhe Kosova.

“Korridoret aktuale e përfshijnë me rrugë automobilistike Kosovën ose nuk e përfshijnë fare. Ka munguar lidhja e Kosovës me Jugun e Lindjen. Hekurudha Gjakovë-Shkodër ka qenë 103 km e gjatë dhe mjaft e përshtatshme, sipas studimeve në kohën e Austro-Hungarisë. Qyteti i Shkodrës e lidhe transportin e mallrave nga dy porte Tivarit e Durrësit. Kjo kalon nëpër Gjakovë e detyrimisht në Prishtinë e shpërndahen. Kosova bëhet vend tranzit për shpërndarjen e mallrave”, shtoi ministri i Infrastrukturës.

Sa i përket kompanisë që merret me mirëmbajtjen e rrugëve në veri të Kosovës e që pronarët e saj janë futur në listën e zezë të SHBA-së, Aliu ka thënë se “jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore që të shohim se çka mund të bëjmë me kontratën që e ka fituar operatori i futur në listën e zezë të Amerikës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button