Pendarovski në Samitin për Demokraci: Revitalizimi i demokracisë është me rëndësi thelbësore

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka mbajtur fjalim në sesionin plenar të Samitit për Demokraci, i cili është mbajtur në formë virtuale nën organizimin e presidentit të shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, njofton Portalb.mk.

“Këtë vit Maqedonia e Veriut, shënon tre dekada nga pavarësia, nga koha kur e pranuam demokracinë dhe me Kushtetutën tonë i mbrojtëm lirinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë për të gjithë. Maqedonia e Veriut edhe pse me sukses e shmangi luftën civile, ishte pjesë nga rajoni i Evropës ku janë kryer krime lufte të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Pendarovski.

Sipas tij, në dekadën e fundit në të gjitha kontinentet madje edhe në demokracitë e konfirmuara, kemi qenë dëshmitarë të rritjes së populizmit, tendencave autoritare, të cilat e sfidojnë demokracinë dhe e bëjnë më të dobët.

“Nuk ekziston alternativë dhe nuk duhet të humbim asnjë minutë: revitalizimi i demokracisë është me rëndësi thelbësore për përballje me këtë sfidë pa precedent në kohën tonë. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se siguria jonë, prosperiteti dhe të drejtat tona themelore dhe liritë janë të lidhura mes vete. Maqedonia e Veriut e mbështet plotësisht arsyen kryesore për këtë mbledhje dhe është e gatshme që të përkushtohet për themelet e botës së lirë: Fillimisht bashkë ta mbrojmë mënyrën tonë e të jetuarit nga shtetet autoritare dhe entitetet, në mënyrë të vendosur dhe koordinuar”, tha Pendarovski.

Ndryshe, në samitin dyditor marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive,  përfaqësues qeveritar, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, por edhe nga sektori privat.

Qëllimet e Samitit janë nxitja e përkushtimit dhe iniciativave për përforcimin e demokracisë dhe mbrojtja nga autoritarizmi, lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut, por edhe prezantimin e sfidave me të cilat përballet demokracia në nivel global dhe në vendet pjesëmarrëse, përfshirë edhe në SHBA.

Lexo detaje për Samitin: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button