fbpx

Antivakserët shqiptarë kanë montuar një deklaratë të zëvendëspresidentes së ShBA-ve, si qëndron e vërteta?

Zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në asnjë moment nuk ka thënë se të gjithë personat e hospitalizuar në ShBA nga Kovid-19 janë të vaksinuar, videoja e cila qarkullon nuk përmban asnjë të vërtetë. Gjegjësisht, e njëjta video është prerë dhe montuar nga një grup i organizuar, të cilët janë të zëshëm kundër vaksinave dhe që qëllimi i tyre është të dëmtojnë procesin e imunizimit në vend. Përkundrazi, Harris ka bërë thirrje të gjithve për vaksinim, shkruan Portalb.mk.

Videoja e montuar dhe e nxjerrë totalisht nga konteksti është publikuar fillimisht nga personi Kreshnik Osmani në “Fejsbuk” dhe më pas është shpërndarë më shumë se 450 herë nga persona tjerë ndërkaq ka marrë më shumë se 10 mijë shikime.

Në videon e montuar, zëvendës presidentja Kamala Harris dëgjohet duke thënë se të gjithë personat e vaksinuar janë aktualisht të shtrirë në spital nga Kovid-19 si dhe të gjithë personat që kanë ndërruar jetë nga virusi, kanë qenë të vaksinuar.

“Varianti delta shpërndahet shumë shpejt dhe në shumë raste është shumë më serioz kurse vaksina do ju mbrojë nga ky variant. Këtë e di unë, të gjithë personat të cilat aktualisht janë në spital të sëmurë me Kovid-19 janë të vaksinuar. Unë po e përsëris këtë. Është fakt, të gjithë personat që janë në spital janë të vaksinuar kundër Kovid-19. Ende më keq, të gjithë personat që së fundmi kanë ndërruar jetë nga Kovid-19 kanë qenë të vaksinuar” thuhet në videon e monutar.

Kreshnik Osmani e ka shpërndarë videon e montuar dhe të prerë të Kamala Harris me mbishkrimin se zëvendës presidentja asnjëherë sipas tij, nuk ka qenë më e sinqertë se në këtë video.

Megjithatë, thuajse çdo fjalë të cilën e ka “cituar” shpërndarësi i kësaj dezinformate, Kreshnik Osmani, nuk ka dalë nga goja e zëvendës presidentes Kamala Harris dhe është montuar me qëllim të dëmtimit të procesit të imunizimit, marrë parasysh besueshmërinë të cilën e gëzon zëvendës presidentja Harris.

Videoja origjinale dhe e pa-edituar e zëvendës presidentes Kamala Harris është publikuar më datë 12 korrik të vitit 2021 dhe zgjat gjithsej 45 minuta.

Portalb.mk gjeti videon origjinale:

Kjo deklaratë e Kamala Harris gjithashtu ka shkuar LIVE në llogarinë e Shtëpisë së Bardhë në “Youtube”.

Ndryshe, në këtë konferencë për shtyp e cila i është nxjerrë prej konteksti duke o montuar dhe prerë, zëvendës presidentja Kamala Harris bën thirrje të gjithëve për vaksinim ndërkaq aty ishin mbledhur në një event për mobilizim të njerëzve për vaksinim sa më masiv.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button