Murali i Mollëkuqes: Të raportohen mesazhet ngacmuese në internet

Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” përfundoi kampanjën “SEEN” përmes muralit në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë. Mesazhi i cili synohet të përcillet te nxënësit e kësaj shkolle dhe kalimtarët e rastit është mesazhet ngacmuese në internet nuk duhet të injorohen por të njëjtat të raportohen, transmeton Portalb.mk.

Si “alarm” i cili do i rikujtojë vajzat të raportojnë mesazhet ngacmuese në internet, konsideron Donika Luma, bashkëthemeluese e “Mollëkuqja” se do të shërbejë ky mural, ajo shtoi se ky është aktiviteti përmbyllës i fushatës “Seen” të kësaj organizate.

“Pas disa aktiviteteve të njëpasnjëshme në mënyrë që të rritim  vetëdijen në lidhje me ngacmimet në internet dhe pasojat e këtij fenomeni, sidomos tek grup-moshat e reja, e pamë të arsyeshme që ta përmbyllim projektin me diçka që do të ngelë afatgjatë dhe do të shërbejë si një alarm i cili do t’i rikujtojë vajzat të raportojnë mesazhet shqetësuese në internet” tha Donika Luma .

Kështu duket ky mural:

“Mollëkuqja” realizoi një hulumtim me 208 vajza nga Tetova dhe Gostivari, ku si rezultat 65.8% e vajzave të anketuara thanë se kanë marrë mesazhe nga djem ose burra që përmbajnë forma të ndryshme të ngacmimit seksual, gjuhë të urrejtjes, kërcënime dhe ofendime. 32.2% e tyre pranojnë se nuk kanë marrë përmbajtje të tilla në rrjetet sociale. 1.9% preferuan mos ta thonë. Për të parë rezultatet e plota të anketës, klikoni KËTU.

Fushata “SEEN” ka për qëllim fuqizimin e grave për t’i raportuar mesazhet që të njëjtat pranojnë online, e që janë ngacmuese, ofenduese, kërcënuese apo përmbajnë gjuhë të urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button