Euro nuk është mbi 62 denarë, informata të gabuara po shpërndahet nëpër rrjetet sociale

Kursi i denarit është stabil dhe nuk ka ndryshim ndryshime në nivelin e tij. Kursi mestar i euros sipas listës së kursit të Bankës Popullore është 61.69 denarë dhe i njëjti është i pandryshueshëm në krahasim me vitin e kaluar, informojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut (BPRMV), njofton Portalb.mk.

“Janë të gabueshme informatat të cilat dolën në disa portale dhe rrjete sociale se është rritur kursi i euros. Në publikime ngatërrohet lista e kursit për kryerjen e veprimeve të pagesave jashtë vendit për nevojat e organeve shtetërore, me kursin mesatar e cila është e dhënë relevante për vlerën e valutave”, thonë nga BPRMV.

Ata shtojnë se rezervat e devizave janë kyçe për mirëmbajtjen e stabilitetit të kursit të valutës vendore. Këto rezerva të devizave janë në nivel të lartë – dyfish më shumë se sa përpara krizës globale ekonomike në vitin 2008. Përveç këtij instrumenti, BPRMV disponon edhe me instrumente tjera të cilat e garantojnë stabilitetin e denarit në krahasim me euron.

BPRM, rikujton se çdo qytetar mund të vërtetohet në stabilitetin e kursit mesatar të euros nëse e viziton ueb-faqen e Bankës Popullore, ku çdo ditë publikohen këto të dhëna: https://www.nbrm.mk/kursna_lista.nspx dhe është burimi i vetëm relevant i informatave sipas të cilës popullata dhe ndërmarrjet mund ta ndjekin kursin e devizave të valutës së vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button