RMV, nga muaji i ardhshëm, mbi 130 punësojnës shëndetësor rrezikojnë të ngelin pa punë

Infermierët e patronazhit në Maqedoninë e Veriut rrezikojnë të ngelin pa punë. Ato për dy vite kanë punuar me kontratë të cilat u skadojnë në fund të muajit. Për këtë problem, të martën në Ministrinë e Shëndetësisë i dorëzuan një letër ministrit Venko Filipçe përmes së cilës kërkojnë t’u jepen vendime pune. Ky i fundit ka njoftuar se deri nesër do takohet me ato, shkruan Portalb.mk.

Mbi 130 motra mediciale të punësuara me kontratë në vepër në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut nuk e dinë se çfarë do të ndodh me statusin e tyre të punës pas 31 dhjetorit kur edhe ju mbaron kontrata.

Portalb.mk bisedoi me një nga motrat medicinale të punësuara në këtë projekt e cila u shpreh mjaft e shqetësuar pasi nuk e dinë se si do i gjejë janari në punë apo në rrugë.

“Ne jemi pranuar në një projekt në 2019 nga ministria si motra patronazhi për krejt Maqedoninë vetëm për gjashtë muaj me rrogë fikse vetëm 20,000 denarë, pa kontribute. Mandej filloi pandemia na a vazhduan kontratën edhe gjashtë muaj tjera, patëm një ndërprerje, në maj të 2020 na e vazhduan për gjashtë muaj deri në fund të vitit, prapë patëm ndërprerje në janarin dhe shkurtin e 2021 dhe na e vazhduan kontratën prej në mars të 2021 deri me 31 dhjetor të 2021.” tha një nga motrat e patronazhit në Tetovë.

Ato kërkojnë vendime tani më sepse kontrata u është vazhduar tre herë. Në rastin tjetër ata pranojnë të paktën të u vazhdohet përsëri kontrata por të jetë me kontribute dhe stazh.

“I gjithë vaksinimi në tetove ka qenë me ne, të gjithë ne e kemi mbushur numrin, dhe i gjithë procesi i vaksinimit ka funksionuar normal falë nesh që e kemi përmbushur numrin e motrave. Ne kërkojmë të shpërblehemi që të na jepen vendime.” shtoi motra e patronazhit.

Ky staf mjekësor ka dorëzuar edhe kërkesë të shkruar deri te ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ku edhe e adresojnë problemin dhe kërkesën e tyre. Siç mësojmë, kërkesat në ministri janë dorrëzuar veç e veç nga secili qytet me listën e personave të përfshirë në këtë projekt.

“Atë ditë nuk ishte ministri kur ishim ne atje, ne kërkuam takim por na thanë se nuk është aty dhe se është në Qeveri në kohën kur motrat kanë qenë aty dhe jo se nuk ka dashur ti pranojë. Nga ministria ishin deklaruar se do të caktojnë takim deri nesër ose sot , në fund të javës.” shtoi motra e patronazhit.

Ja çfarë thuhet në letrën e motrave të patronazhit nga Tetova:

“Në emër të 15 infermierëve të përfshirë në projektin për infermierët patronazh në Ministrinë e Shëndetësisë, ju drejtohemi me kërkesë për rregullimin e statusit tonë me VENDIM për punësim të rregullt, duke pasur parasysh se punojmë prej 2 vitesh nga data 01.11.2019 me kontratë  pa sigurim shëndetësor dhe pensional.

Në periudhën e COVID-19 kemi punuar kudo ku ka pasur nevojë (Ambulancë, Pikë vaksinimi e Covid-19) Vaksina shkollore). Nga ju kërkojmë që kërkesës dhe nevojave tona ti gjeni një ZGJIDHJE për punësim me kohë të plotë të të 15 infermiereve që kanë punuar me kontratë deri me 31.12.2021.” thuhet në kërkesën e motrave të patronazhit drejtuar ministrit të Shëndetësisë.”

Letra e motrave të patronazhit drejtuar ministrit Filipçe
Letra e motrave të patronazhit drejtuar ministrit Filipçe

Portalb.mk kontaktoi Ministrinë e Shëndetësisë për këtë rast mirëpo deri në këtë moment nuk kemi përgjigje.
Sidoqoftë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për Alsat ka thënë se deri në fund të javës do të realizojë takim me këtë grup shëndetësor si dhe premtoi zgjidhje për statusin e tyre.

Në qershor 2019, Ministria e Shëndetësisë shpalli shpallje për thirrje publike për të gjithë infermierët që janë të interesuar të punojnë në shërbimet e aktivitetit patronazh, të aplikojnë në konkurs. Kushtet e kërkuara ishin të kenë kryer arsimin e mesëm ose të lartë mjekësor me provim të dhënë profesional. Projekti filloi më 1 nëntor të po këtij viti. Përmes këtij projekti në Shkup janë punësuar 48 infermierë dhe 10 mjekë, në Tetovë 15 infermiere dhe pjesa tjetër e infermierëve të tjerë në mbarë vendin, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 130.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button