Nga shkurti 2022 regjistrimi i termineve për vizë pune në Gjermani do të bëhet në formë llotarie

Për regjistrimin e termineve për të ashtuquajturat viza për „Ballkanin Perëndimor“ nga muaji shkurt 2022, për çdo muaj do të zbatohet një lloj procedure e shortit/lotarisë, njoftoi ambasada e Gjermanisë, transmeton Portalb.mk.

“Kjo listë e parë do të jetë vazhdimisht e hapur për regjistrime për një periudhë më të gjatë kohore (afërsisht rreth 2 javë). Më pas, një gjenerues i rastësishëm, i kontrolluar nga kompjuteri, do të zgjedhë në një procedurë lotarie se cili nga personat e regjistruar do të marrë termin për aplikim në muajin mars 2022”, njoftuan nga Ambasada e Gjermanisë.

Ambasada gjermane në Shkup në fund të tetorit njoftoi se për shkak të problemeve teknike, gjatë regjistrimit të fundit për termine, në tre muajt vijues nuk do të ketë listë pritjeje për regjistrim të termineve.

“Për shkak të problemeve teknike, gjatë regjistrimit të fundit për termine, më datën 5 tetor 2021 janë regjistruar më shumë persona se numri i paraparë sipas listës së pritjes për një termin. Ambasada vendosi të mos i fshijë regjistrimet e tepërta, por të gjithë personave të regjistruar tu caktojë një termin sipas rendit kronologjik, ndoshta deri në fund të shkurtit 2022. Për këtë arsye, në muajt nëntor, dhjetor dhe janar nuk do të aktivizohet asnjë listë pritjeje për regjistrim të një termini”, njoftuan nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Regjistrimi i termineve në këtë ambasadë ishte shumë i vështirë, për shkak të kërkesave të larta. Qytetarët ankoheshin se sistemi qëndron shumë shkurt hapur dhe sistemi binte shumë shpejt, prandaj ambasada ka paralajmëruar ndryshim për sa i përket regjistrimit dhe ndarjes së termineve, në mënyrë që regjistrimi të jetë më i lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button