Në cilat vende është regjistruar lloji Omikron i koronavirusit?

Afrika e Jugut është vendi i parë që raportoi në OBSH llojin Omikron të koronavirusit, për të cilin shqetësim kryesor përbën proteina spike, që sipas informacioneve fillestare ka më shumë se 30 mutacione, prandaj konsiderohet më ngjitës dhe më i lehtë për t’u transmetuar. Ardhjen e llojit Omikron në Evropë e konfirmoi Holanda, Belgjika dhe Gjermania, si dhe Republika Çeke, Franca, Islanda, Irlanda, Italia, Norvegjia, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra, Luksemburgu, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar. India gjithashtu ka regjistruar dy rastet e para të llojit Omikron në territorin e saj. Raste me llojin Omikron janë regjistruar në Australi, Botsvana, Brazil, Kanada, Hong Kong, Gana, Izrael, Japoni, Nigeri, Arabinë Saudite, Korenë e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara. Pra, që nga 4 dhjetori raste me llojin Omikron janë konfirmuar në 38 vende të botës, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan: Mirosllava Burns

Omikron – lloji i fundit i koronavirusit që Organizata Botërore e Shëndetësisë po e hulumton dhe që e ka kategorizuar si “lloj shqetësues”, tashmë është zbuluar në më shumë vende të botës. Rasti më afër Maqedonisë së Veriut është zbuluar në Greqi, ku deri më tani ka një rast të konfirmuar dhe disa të dyshuar.

Rasti i parë te fqinji jonë jugor u regjistrua në ishullin e Kretës, ndërsa sipas ministrit grek të shëndetësisë Tanos Plevris, shtetasi grek pak kohë më parë ishte kthyer nga Afrika e Jugut. Epidemiologët po monitorojnë kontaktet e tij. Udhëtari është kthyer më 26 nëntor, ka bërë një test të shpejtë që ka rezultuar negativ. Më pas ka shfaqur simptoma të lehta dhe më 29 nëntor është konfirmuar se ishte i infektuar me llojin Omikron të koronavirusit.

Gjithçka filloi në fillim të nëntorit, kur një mjeke nga Afrika e Jugut, Angelique Katzi, në ordinancën e saj e vuri re klasterin e parë të pacientëve të rinj, studentë, të infektuar me Omikron. Sipas saj, pacientët kishin simptoma të lehta, lodhje, dhimbje trupi dhe “irritim të fytit”. Strishot e para u morën më 9 nëntor dhe u konfirmuan si pozitive.

Por Afrika e Jugut nuk është i vetmi vend në të cilin është regjistruar lloji Omikron i koronavirusit, por padyshim është vendi i parë që e raportoi atë në OBSH. Ardhjen e llojit Omikron në Evropë e konfirmoi Holanda, Belgjika dhe Gjermania. Në këto tre vende, testet treguan se mostrat e testuara për Omikron, të marra midis 19 dhe 23 nëntorit, ishin pozitive.

Edhe India i raportoi dy rastet e para me llojin Omikron në territorin e saj. Sipas autoriteteve shëndetësore induse, njëri nga rastet është një 66 vjeçar nga Afrika e Jugut, ndërsa rasti i dytë një mjek 44 vjeçar nga qyteti Bengaluru i cili nuk ka histori udhëtimi.

Në EvropëÇekia ka raportuar një rast me Omikron, Franca 2, Islanda 1, Irlanda 1, Italia 9, Norvegjia 4, Portugalia 14, Spanja 3, Suedia 4. Në Greqi gjithashtu u zbulua edhe lloji për të cilin shqetësim kryesor përbën proteina spike, që sipas informacioneve fillestare ka më shumë se 30 mutacione, prandaj konsiderohet më ngjitës dhe më e lehtë për t’u transmetuar.

Janë raportuar edhe raste të dyshimta, por ende janë duke u hetuar. Shumica e rasteve të konfirmuara kanë një histori udhëtimi në vendet afrikane, disa pasagjerë kanë përdorur fluturime lidhëse midis Afrikës dhe Evropës, por disa vende evropiane kanë raportuar raste pa histori udhëtimi dhe asnjë kontakt të njohur me një rast pozitiv për llojin Omikron të koronavirusit. Të tilla janë rastet në Gjermani, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Raste të konfirmuara me llojin Omikron, janë raportuar dhe në Australi, Botsvana, Brazil, Kanada, Hong Kong, Gana, Izrael, Japoni, Nigeri, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut, Zvicër, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Me këtë deri më 4 dhjetor raste me llojin Omikron janë konfirmuar në 38 vende. Më 4 dhjetor u konfirmua edhe rasti i parë zyrtar në Luksemburg dhe numri i rasteve pozitive me llojin Omikron në Evropë arriti në 167.

Për momentin simptomat janë të lehta

Deri më tani, të gjitha rastet e raportuara në media ose të raportuara nga shtetet janë ose asimptomatike ose me simptoma të lehta. Nuk është regjistruar rast i vdekjes si pasojë e këtij mutacioni. Sido që të jetë, ky lloj për të cilin deri pak javë më parë nuk dihej asnjë gjë, me një shpejtësi dhe lehtësi të madhe arriti të mbyllë kufijtë, të ndalojë fluturimet apo të shtrëngojë masat e kontrollit në aeroporte. Izraeli ndaloi të gjitha udhëtimet në vend nga të gjitha vendet në botë dhe aktivizoi pajisjet për anti-terrorizëm. Në anën tjetër të botës, në Shtetet e Bashkuara, statusi i Omikron ndryshoi brenda vetëm dy ditëve. Të martën për të nuk dihej gjë, që vetëm pas dy ditësh, të enjten të  detektohet në pesë shtete në SHBA. 

Cilat janë shkaqet e mundshme të përhapjes në Omikron në mbarë botën?

Shqetësim kryesor përbën proteina spike, që sipas informacioneve fillestare ka më shumë se 30 mutacione, prandaj konsiderohet më ngjitës dhe më e lehtë për t’u transmetuar. Proteina spike është shumë e rëndësishme sepse e ndihmon dhe i mundëson virusit të infektojë qelizat e organizmit. Pse lloji Omikron konsiderohet si lloj shqetësues dhe si ndodhi që proteina spike të ndryshojë më shumë se 30 herë? Mutacionet zhvillohen në mënyrë spontane përderisa virusi riprodhohet dhe përhapet, por shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë se si në një kohë kaq të shkurtër te ky lloj i koronavirusit kanë ndodhur kaq shumë mutacione. Tashmë ka studime që konfirmojnë se Omikron ka tre herë më shumë gjasa të riinfektojë njerëzit që e kanë kaluar Kovidin.

Përderisa virusologët përpiqen të zbulojnë se si kanë ndodhur mutacionet në proteinën spike, kur dhe çfarë kushtesh i kanë përshpejtuar ato, është e qartë se kjo ndodh nën ndikimin e disa faktorëve. Një mundësi është që virusi Omikron të ketë filluar të qarkullojë tek një grup i izoluar njerëzish, ku ka pësuar ndryshime dramatike dhe pastaj është transmetuar tek një grup më i madh njerëzish në vende të ndryshme. Është e mundur që virusi të ketë mutuar në vetëm një person, një individ përpara se të vendosej tek në një “nikoqir” tjetër. Ai individ mund të ketë qenë me imunitet të kompromentuar.

Sipas hipotezës tjetër virusi ka përsuar ndryshime tek një kafshë dhe pastaj përsëri është transmetuar te njerëzit. Për momentin është e vështirë të identifikohet pacienti zero, pasi koronavirusi Omikron, edhe pse fillimisht u raportua nga Afrika e Jugut, nuk është konfirmuar se pikërisht atje është shfaqur për herë të parë. Është e qartë vetëm se atje u zbulua për herë të parë, por paraprakisht mund të ketë qenë prezent edhe në vende të tjera.

Dhe arsyeja e fundit e ndryshimit të koronavirusit mund të jetë edhe shpërndarja e pabarabartë e vaskinave në botë. Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom në 28 nëntor në Twitter shkroi:

Lloji Omrikon është një pasqyrim i një padrejtësie vaksinale të prolonguar. Sa më shumë kohë të na duhet për të dorëzuar vaksinat kudo në mënyrë të barabartë, aq më shumë kohë i lëmë virusit të qarkullojë, të ndryshojë dhe të bëhet potencialisht më i rrezikshëm, shkroi ai.

Në vendin tonë (6.12.2021) nuk është zbuluar asnjë rast me llojin Omikron të koronavirusit.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button