Nuk ka ndryshim për Maqedoninë e Veriut, vetëm Shqipëria mund t’i fillojë negociatat me BE-në, thonë nga qeveria bullgare

Bullgaria nuk do ta ndryshojë pozicionin për fillim të negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në, përkatësisht nuk do ta heq veton, konfirmuan nga qeveria bullgare për disa media bullgare, transmeton Potalb.mk.

Nga Qeveria bullgare përsëri thirren në deklaratën e parlamentit bullgar nga 10 tetori i vitit 2019 dhe thonë se ai pozicion mbetet edhe për mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së më 14 dhjetor në Bruksel.

Në deklaratën e parlamentit bullgar, me të cilin vendosen kushte për eurointegrimin e Maqedonisë, mohohet ekzistimi i gjuhës maqedonase dhe kërkohet fshirja e shprehjes “okupatori fashist bullgar”.

Nga qeveria bullgare thonë edhe se janë të gatshëm të japin dritë jeshile për fillimin e negociatave qasëse të BE-së me Shqipërinë.

Bullgaria ende ka qeveri teknike, në rrjedh janë negociatat për formimin e qeverisë politike pas zgjedhjeve të 14 nëntorit, të tretat këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button