Besimi: Nuk do të ketë rritje të konsiderueshme të çmimit të rrymës

Oferta që kompania Elektranat e Maqedonisë së Veriut do ta jap ndaj furnizuesit universal do të jetë në nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike, deklaroi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi, transmeton Portalb.mk.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, Besimi nuk deshi të kalkulojë me numra, duke theksuar se, atë do ta tretojë Komisioni Rregullator i Energjetikës.

“Në lidhje me çmimin e energjisë elektrike i kemi dhënë ESM-së pothuajse pesë miliardë për sigurimin e resurseve shtesë për prodhim të energjisë elektrike apo furnizim me energjinë elektrike për tregun rregullator. Siç ishte paralajmëruar, do të ketë ofertë nga ESM ndaj furnizuesit universal, e cila me siguri, sipas atyre vlerësimeve, do të jetë në nivel që nuk do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimit të rrymës”, tha Besimi.

Në lidhje me inflacionin, ai tha nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm nuk pritet të vazhdojë trendi i rritjes së çmimeve në tregun global dhe vendor.

“I ndjekim analizat në nivel botëror ku pritet që të stabilizohet inflacioni në gjysmën e dytë të vitit dhe projeksionet tona janë që inflacioni për vitin e ardhshëm të jetë 2,4 përqind, ndërsa nga viti 2023 të stabilizohet në dy përqind”, tha Besimi.

Ngrirja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, sipas tij, duhet të shihet si masë e përkohshme, ndërsa në lidhje me propozimin që të ngrihet diferenca, ai tha se në varësi prej nevojave që do të paraqiten, do të dizajnohen masat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button