Zyrtarja franceze, Lilijana Tangi për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e Kuvendit nacional të Francës, nënkryetarja e Komisionit për Çështje Evropian dhe grupit miqësia Francë – Maqedonia e Veriut do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup nga data 8 deri më 10 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

“Agjenda e saj përfshin bisedime në nivel të lartë me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, me ministren e punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, si dhe me Aleksandër Nikollovski, kryetar i grupit parlamentare për miqësi Francë – Maqedoni e Veriut”, njoftuan nga Ambasada e Francës në Shkup.

Nga kjo ambasadë kanë shtuar se, në moment të rëndësishëm për vendin, këto takime do të mundësojnë të flitet për perspektivat e integrimit evropian si dhe për thellimin e bashkëpunimin me qëllim që të arrihet përparim në zbatimin e vlerave evropiane dhe standardeve.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button