Nuhiu përgënjeshtroi se zëvendësministri i Kosovës do t’i vizitojë të dënuarit në rastin “Lagjja e trimave”

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu konfirmoi se nesër do të ketë takim me kolegun e tij nga Kosova, Blerim Sallahu, por se nuk është parashikuar takim i zëvendësministrit të Kosovës me shtetasit kosovarë të dënuar në rastin “Lagjja e trimave”, transmeton Portalb.mk.

Në deklaratë për MIA-n, Nuhiu tha sot se do të takohet me Sallahun dhe se është paraparë takim me udhëheqësinë në burgun “Idrizovë”, por jo edhe me personat e dënuar.

Lajmi se funksionari i Kosovës do t’i vizitojë të dënuarit për “Lagjen e Trimave” erdhi nga Kosova, pasi Sallahi paralajmëroi në TV T7 se do t’i vizitojë ato, duke thënë se ka marrë miratim nga Nuhiu.

“Si ministri, duke pasur parasysh Ligjin për nënshtetësi, në të cilin theksohet qartë se shtetasi ka lidhje të ngushta me shtetit, ne kemi për obligim (ndaj shtetasve të Kosovës). Kemi konfirmim nga zëvendësministri i Drejtësisë se mund t’i vizitojmë të enjte. Do t’i vizitojmë, do t’i shohim kushtet, më pas do të ndërmarrim masa, siç është dërgimi i letrave drejtuar qeverisë së atjeshme për të krijuar kushte më të mirë”, tha Sallahu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button